Pas greves se urise banoret protestojne

Banorët e ndërtesës 3-katëshe në rrugën “Margarita Tutulani: që ndodhet pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, pas grevës së urisë i janë drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme duke kërkuar takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Ky I fundit ka deleguar shefen e kabinetit për të dëgjuar pretendimet e tyre, të cilët sipas familjarëve, do të dorëzohen në prokurori të Tiranës për verifikimin e çështjes.
Familjarët pretendojnë se personi që kërkon t’i nxjerr nga godina nuk është pronari i tokës, por përfituesi i kësaj prone me dokumente të falsifikuara.
Disa nga këto familjarët, kërkuan nga prokuroria, enti i banesave dhe policia zgjidhjen e çështjes, në të kundërtën ata kërcënuar për vetëgjyqësi me pretenduesin e pronës.
Ndërkohë ndërtesa ka nisur të shembet nga pronari i tokës, i ndihmuar nga përmbaruesit dhe një kompanie private e sigurimit fizikë.