E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Rames: Edi, jemi ne kembe, eja po ta mbajti

Kryeministri Berisha, dje ne Porto Romano ironizoi tekstin e kenges se fushates se socialisteve "Cohu". "Edi jemi ne kembe, eja po ta mbajti", deklaroi kryeministri Berisha me humor. Ai mori pjese ne perurimin e portit te hidrokarbureve ne Porto-Romano, nje investim privat prej rreth 50 milione eurosh. Sipas Berishes, porti dhe parku energjetik eshte nje nyje e rendesishme energjetike. "Ndertimi i portit dhe parkut energjetik ne Porto Romano, perben nje pikembeshtetje shume te fuqishme dhe jetike per zhvillimin e shpejte te vendit, perben nje fillim te madh per shnderrimin e ketij porti dhe zones ne nje nga nyjet energjetike me te rendesishme dhe me te fuqishme te te gjithe rajonit", tha ai. Sipas Berishes, ndertimi i ketij porti eshte nje tjeter deshmi e mjedisit shume te favorshem per investimet ne vend. "Nje think-tank shume i njohur londinez, ne vitin 2006, deklaronte se mesatarja e investimeve te huaja ne Shqiperi per 10 vitet e fundit ka qene 70 milione euro. Ndersa vitin e kaluar investimet ne Shqiperi, ishin mbi 800 milione euro dhe ne kater vitet qe vijne do te jene mbi 8 miliarde euro", premtoi Berisha. F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›