E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet tabela e zyres elektorale te PS

Persona ende te panjohur kane vjedhur nje tabele te zyres elektorale te PS ne fshatin Vashtemi. Dega e kesaj partie, e cilesoi si incidentin e radhes te shkaktuar nga militante te partise kundershtare. Menjehere pas konstatimit te mungeses se tabeles, dega e socialisteve te fshatit Vashtemi beri denoncimin ne Policine e Korces, per vjedhjen e tabeles me mbishkrimin: "Zyra Elektorale e Partise Socialiste". Pas marrjes se njoftimit, ne bashkepunim dhe me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Korce, po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore per dokumentimin e kesaj ngjarje dhe zbulimin e autoreve te saj. Nderkohe ne fshatin Vashtemi, kane qene te pranishem per te marre informacionin per mbarevajtjen e fushates elektorale edhe zyrtare te OSBE-se, eksperte te se ciles prej disa ditesh, jane te pranishem edhe ne Qarkun e Korces.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›