E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Raporti më i miri, Rama të heq dorë nga skenarët virtualë

Kryeministri Berisha në një konferencë për shtyp theksoi se raporti i OSBE/ODIH-it është mjaft dinjitoz për një vend të lirë duke shtuar se ai karakterizohet nga një vlerësim objektiv.
"Ky është raporti më i mirë që është lëshuar për zgjedhjet në Shqipëri dhe është i ngjashëm me vendet e tjera në rajon" theksoi Berisha duke shtuar se fton Ramën ta lexoj raportin dhe të heq dorë nga skenarë virtualë dhe nga dhunimet jo ekzistente.
Sipas Berishës raporti thekson se zgjedhjet përmbushën kriteret e OSBE/ODIHR por thekson se nuk ka pasur prova për manipulim të votave.
"U realizua një qëllim madhor dhe se Shqipëria nuk ështe dejla e zezë e Ballkanit për zgjedhjet theksoi Berisha duke shtuar se i garanton këto institucione se qeveria do të marrë të gjitha sugjerimet.
Gjithashtu Kryeministri Berisha theksoi se raporti është në tërësinë e tij objektiv dhe i vërtetë edhe për vërejtjet që bën edhe për unagurimet duek shtuar se të gjitha vërejtjet do të merren me seriozitetin më të madh dhe do të trajtohen për zgjedhjet e 2011-ës dhe 2013-ës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›