Raporti i OSBE: Zgjedhjet shënuan arritje por jo standartet e kërkuara

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it kanë publikuar raportin final të monitorimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Sipas këtij raporti zgjedhjet në Shqipëri shënuan arritje por nuk realizuan si duhet standardet më të larta të kërkuara. Në raport thuhet gjithashtu se në Shqipëri ka pasur një progress të dukshëm me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike duke shtuar gjithashtu se progress ka pasur edhe me miratimin e kodit zgjedhor duke theksuar se kodi i ri ka përmirësime të dukshme. Gjithashtu në raportin e OSBE/ODIHR -it theksohet edhe për rolin e KQZ-së në administrimin e zgjedhjeve duke shtuar se ky institucion i ka administruar mirë zgjedhjet e 28 qershorit.
Ndërkohë në raport konstatohen edhe një sërë problemesh duke përmendur numërimin e votave votimi familjar, mediat të cilat nuk mbuluan si duhet partitë e vogla dhe gjuha mjaft e ashpër që u përdor në fushatë. Por raporti thekson se nuk ka fakte për parregullsi në procesin e numërimit të votave.
Dita e zgjedhjeve të përgjithshme ishte e qetë por gjatë hapjes së qendrave të votimit ka pasur probleme të cilat u vunë re
në regjistrimin e numrit serik të vulave në kutitë e votimit thuhet më tej në raport. Vëzhguesit vlerësuan pozitivisht votimin në 92 për qind të qendrave të votimit të vizituara, por vunë në dukje një numër të shkeljeve procedurale.