E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Referendumi në veri, skenar i rrezikshëm

Kryeministri Sali Berisha, shprehet se mbështet qëndrimin e derimëtanishën të qeverisë kosovare.

“Ky akt i pavlerë dhe pa konsekuencë, për sa i përket integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, është vepër e strukturave paralele dhe qarqeve të Beogradit që i mbështetin ato. Ai ka si qëllim mbajtjen në rend dite të një skenari të rrezikshëm, që synon ndryshimin e kufijve ekzistues, sipas linjave të pastra etnike në rajonin tonë”, thekson reagimi.

 Kryeministri Berisha shprehet se respektimi i kufijve aktual të Ballkanit është i një rëndësie themelore për paqen, stabilitetin, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin Euroatlantik dhe Evropian të kombeve dhe vendeve tona. /Start/
 

                                                                                             2012-02-17 09:04
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›