Berisha: Ripërtëritje strukturash në PD
Qeveria po përmbush detyrimet e saj programore dhe reformat po marrin vlerësimet e njëpasnjëshme të organizmave ndërkombëtarë. Ka qenë ky reagimi i djeshëm i kryeministrit Sali Berisha në lidhje me zërat sporadikë brenda koalicionit që kanë kërkuar një rikompozim të kabinetit, dukë lënë në mënyrë të qartë të nënkuptohet se ndryshimet së paku deri në samitin e NATO-s në Bukuresht nuk do të ketë.