Kushtrimi fashist i Ramës: Të likuidojmë gjithë bartësit e historisë së vjetër të PS-së
Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar ka festuar dje në hijen e Edvinit një ditë zie që nga themelimi e deri më sot. Të mbledhur në ambientet e Pallatit të Kongreseve, FRESH-stët, e udhëhequr nga protektorati dhe nomenklatura e Edvinit kanë thurur në kor tezat anti Nano, si një rrezik permanent për PS-së dhe FRESH. Forumi Rinor Euro Socialist, nën koordinimin e Megi Ayteresës, ku po ti ktheheshim mënyrave se si është zgjedhur në krye të këtij forumi, gjithkush mund të mendonte se është thjesht një zgjedhje allaEdviniste, zgjedhje e bërë në mënyrë që hispanikët e tij ti ketë si vetja me shterpësi ideore dhe si gjithmonë nën hundë e nën urdhra të ashpra edhe kundër dëshirës së tyre. Kësisoj, themeluesit e vërtetë të kësaj strukture partiake e politike 16 vjet më parë, nuk ishin të pranishëm në kremtimet e Edvinit, i cili po përpiqet të korrë të mbjellat e të tjerëve. Duke filluar nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Gjergj Koja, kishin bojkotuar këtë festim errësire të Edvinit, për faktin se ky forum nën proletariatin monist të Edvinit, hodhi poshtë të gjithë kontributin e jashtëzakonshëm të themeluesve të vërtetë të tij, dhe në postet e tyre uli vasalë e hispanikë të tij, ku nën shterpësinë ideore dhe parimore ti binden politikës absurde dhe të bojkotit. Ndonëse i pranishëm ka qenë vetëm ish-drejtuesi i FRESH, Pandeli Majko. Në këtë drejtim, duke iu referuar edhe zhvillimeve në kryesinë e PS-së, shumë ish FRESH-istë, kanë akuzuar kryetarin aktual të PS, për forizime në parti të xhaketave të vjetra dhe dhunim të themeluesve të vërtetë të si të PS ashtu edhe FRESH. Kremtimi i 16 vjetorit të FRESH, shënoi një tjetër hap fals dhe të dështuar të Edvinit, pas nismave të dialogut me Shqipërinë dhe protesta që u zhvillua pak ditë më parë në Tiranë. Duke marrë shkas nga mënyra se si kanë rrjedhur zhvillimet në FRESH, aq sa u kujtua se Edvini do ta shkrijë këtë strukturë, vlen të theksojmë se ish-kryetari i FRESH, Gjergji Koja u shtyp nën dhunën e edvinistëve me akuzën e pjesëmarrjes së tij me rebelimin nanoist. Zgjedhjet në forum u zhvilluan në një antidemokraci totale, pasi fillimisht në garë u futën tre kandidatë, ndërkohë që dy të parët, u tërhoqën nga gara, duke i lënë postin e koordinatores së FRESSH-it, Megi Aytereses. Kjo ndodhi pas fjalimit të Edvinit, i cili kërkoi kryesimi i forumit ti besohej gjinisë tjetër dhe jo asaj që kishte qënë paraardhëse, pasi sipas tij në PS dhe FRESH duhet dominojë modeli skema e grave. Mungesa e votimit dhe si u realizuan ndryshimet statusore, dëshmuan dështimin e parë të Konventës së parë eurosocialiste që në mbledhjen e saj të parë, ndërsa gara mes tre kandidatëve të përzgjedhur nga kryesia e Partisë Socialiste për postin e koordinatorit të Forumit Rinor është mbyllur me tërheqjen e dy prej kandidatëve. Në këtë mënyrë eurosocialistët nuk i janë nënshtruar procesit të votimit për të zgjedhur koordinatorin e tyre, ashtu sic ishte parashikuar në rendin e punimeve të konventes. Kësisoj dita e djeshme që shënonte 16 vjetorin e themelimit të FRESH, u kthye në ditë zie për këtë forum, pasi vlerat dhe kontributet madhore të themeluesve të vërtetë u hodhën poshtë dhe të gjithë ata që e kanë drejtuar këtë formun para epokës Rama, Edvini i ka kryqëzuar pasi janë mbështës së nanoizmit. Ndërkohë që këtë fakt e bën dhe më të vërtetueshëm e të saktë mbledhja e drejtuesve të FRESH, pa praninë e Megit, ku kanë akuzuar Edvinin për cungim dhe kaotizëm të opozitës dhe të Partisë Socialsite në vencanti. Ndërsa dje gjatë fjalës së tij, përshëndetëse, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë thirrje për një bashkim të të gjithë shqiptarëve përtej ndarjeve partiake. Rama u ka bërë thirrje të pranishmëve të merren me politikën e re, ndërsa theksoi se