E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rritet niveli i tregtisë dhe ulet papunësia

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se pavarësisht se 2012 nuk ka qenë një vit i mirë, ekonomia shqiptare ka njohur zhvillime pozitive. Referuar të dhënave zyrtare, ai tha se këtë vit shitjet njohën një rritje me 25.6 për qind, dhe po kështu shifrat për papunësinë u ulën.

Akuzat ndaj opozitës

Referuar disa qëndrimeve të fundit të kreut të opozitës për ekonominë, kryeministri i kërkoi që në deklaratat e tij të bazohet në të dhëna zyrtare dhe nëse nuk beson institucionet vendase, t?u adresohet atyre ndërkombëtare.

“Dua ti them kryetarit të opozitës se më është dukur i ngratë tek shkonte te dyqanet e deputetëve të tij në Durrës, për të bërë deklarata. Po të paktën të zgjidhte biznese të tjera dhe jo të deputetëve të vetë, se e pa që nuk kishte asgjë më të pabesueshme se ajo. Unë nuk them se ka njerëz që nuk kanë para për të blerë, ka. Unë nuk them se nuk ekzistojnë listat, ekzistojnë. Por unë them se po bëjmë gjithçka për punësimin e qytetarëve, dhe kjo është bërë e qartë si drita e diellit. Në Shqipëri nuk ka rritje të papunësisë në këtë kohë”,tha Sali Berisha.

Mbledhja e Qeverisë

Deklaratat kryeministri i bëri në mbledhjen e qeverisë ku kaloi për miratim projektligji për burimet e energjisë së rinovueshme që garanton kuadrin ligjor më të plotë me qëllim që investitorët të shfrytëzojnë maksimalisht burimet që ofron Shqipëria. Qeveria miratoi edhe një fond shtesë për Bashkinë e Vlorës për rikonceptimin e Sheshit të Flamurit, projekt i ndërmarrë në kuadër të festimit të 100-Vjetorit të Pavarësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›