Berisha Rritje fondit te ekselences

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e së hënës një takim me studentët e ekselencës, në Qytetin Studenti, në Tiranë.
Në fjalën e tij kryeministri ka premtuar rritjen e fondit të ekselencës dhe një sërë nismash në mbështetje të studentëve ambiciozë. “Në vitet e fundit numri i studentëve është trefishuar. Fondi i ekselencës është mbi 1 milion dollarë për të gjitha universitetet dhe këtë vit nga ky fond kanë përfituar edhe studentë nga Kosova. Ne jemi të vendosur ta rrisim këtë fond kundrejt një kontrate për studentin”, ka deklaruar Berisha. Duke renditur Zgjedhjet 2013Lushnje, PS prezanton programin për fshatinSHBA - Berishës: Mos prek KQZ! Milo paralajmëron opozitën prioritetet e qeverisë së tij për këtë kategori studentësh, shefi i ekzekutivit e ka vënë theksin tek rëndësia që sipas tij kanë kërkimet shkencore. “Prioritet është edhe kërkimi shkencor. Për studentët që kanë ambicje, kërkimi ka rëndësi të madhe. Me rëndësi në këtë drejtim është bashkëpunimi me specialistët e huaj”, ka nënvizuar Berisha. Ai ka vlerësuar se temat që studentët trajtojnë në diplomat e tyre mund të jenë të rëndësishme dhe të përbëjnë një bazë për kërkimet shkencore. “Natyrisht, projekti do të financohet nëse departamenti e gjykon se është valid. Angazhimi ynë për kërkimin shkencor është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, ka shtuar Berisha.