E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rritje rrogave dhe pensioneve

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen qeveritare të së mërkurës se do të rriten rrogat dhe pensionet.  

Berisha tha se Këshilli i Ministrave është duke përgatitur një vendim i cili parashikon rritje të rrogave dhe pensioneve. Berisha tha se do të ketë një shpërndarje të rrogave në bazë të kritereve të shpallura, ku rrogat e larta do të pësojnë një rritje minimale, ndërsa të ultat në maksimumin e mundur.

“Paga mesatare për arsimtarin në arsimin e mesëm do të rritet në masën  58.802 lekë. Ajo ka qenë në vitin 2005, gjithsej 26.831 lek.  Pagesa për arsimtarin në arsimin 9-vjeçar do të jetë 50.019 lekë. Krahasuar me vitin 2005 ajo ka qenë 22.771 lekë. Mjeku do t'i rritet paga në 57.553 lekë. Në vitin 2005 ka qenë 22.683 lekë.  Paga mesatare e infermierit ka qenë 15.000 lekë, në vitin 2012 do të bëhet 36.725 lekë", tha Berisha.

Berisha theksoi se rritja e rrogave dhe pensioneve do të ndikojë direkt në rritjen e të ardhurave të 800 mijë familjeve shqiptare.

“Kjo rritje bëhet në kohën më të vështirë, në një nga kulmet e krizës së Europës, krizës së borxheve që ka ndikuar edhe në ekonominë shqiptare por siç fakton Komisioni Europian në raporitin e tij të fundit rritja ekonomike në Shqipëri natyrisht nuk ka ritmet e viteve 2006-2008, por rritja ekonmike sipas raporti në 4 vitet e fundit kulmore të krizës është 4 herë më e madhe se mesatarja e rajonit”, ka theksuar Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›