Rama Berisha te reflektoje koha nuk pret

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kërkoi nga Kryeministri Sali
Berisha që t'i lërë akuzat dhe shpifjet ndaj opozitës dhe të
bashkëpunojë me qëllim plotësimin e reformave dhe arritjen e konsensusit
për Presidentin e ri, ndersa theksoi se keto jane hapat e parë qe duhen kryer përpara provimit të vjeshtës që ka Shqipëria para Bashkimit Evropian.
Duke folur para mediave, Rama shprehu shqetësimin se koha nuk pret dhe se mesazhet e ndërkombëtarëve janë të qarta, por ato po bien në veshin e shurdhër të qeverisë.
"Kryeministri nuk po shfaq asnjë shenjë vullneti për të vënë interesat e vendit, mbi interesat e tij personale. Ky është një moment historik për Shqipërinë, sepse vendi ndodhet përpara udhëkryqit për zgjedhjen e presidentit dhe udhëkryqit të provimit të madh të vjeshtës. Ne nuk mund ta marrim statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, nëse nuk mbyllim në kohë reformën zgjedhore para 24 majit. Në këtë moment historik Kryeministri po bën shurdhin ndaj kërkesës sonë për dialog për zgjedhjen e kreut të ri të vendit, i cili duhet të jetë një President për gjithë shqiptarët, ndërsa Berisha e kërkon ta ketë në shërbim të tij", tha Rama.
Kreu socialist theksoi se tani nuk është koha për të thelluar përçarje por është momenti për të dalë nga llogoret tradicionale të politikës dhe për të bashkuar të gjitha energjitë në funksion të zgjedhjeve që sot bëhen për të ardhmen.