E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rruga e Arbrit, rruga e fluksit turistik

Kjo rrugë fillon në Maqellarë dhe lidhet me rrugën e Arbrit, përmes segmentit Ura e Cerenecit- Bllatë.

Kryeministri e vlerësoi shumë të rëndësishme për zhvillimin e zonës lidhjen e këtij segmenti me rrugën e Arbrit, ndërsa theksoi se “ndërtimi i rrugës sw Arbrit është një premtim elektoral i mbajtur i qeverisë”.
     
“Kjo rrugë shumëfishon marrëdhëniet tregtare dhe marrëdhëniet e gjithanshme me Maqedoninë mike dhe bën që gjithë portet e Shqipërisë të jenë gjithnjë e më të përzgjedhur e më të përshtatshme, për Maqedoninë dhe për Bullgarinë perëndimore”, tha Kryeministri. Ai theksoi se rruga e Arbrit do të jetë rruga e fluksit të madh turistik.
    
Së shpejti, vijoi Kryeministri, do të nisë dhe ndërtimi i rrugës që bashkon Peshkopinë me Librazhdin, ndërsa këtë vit akademik në Peshkopi do të çelet edhe universiteti.    

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›