Berisha Rruga e vetme e Rames eshte rruga pa kthim

Kryeministri Berisha gjate inagurimit te rruges Xhafzotaj-Fllake-Bregdet
E diel 3 prill 2011 NOA- Update Gjate dites se sotme Kryeministri Berisha inauguroi rrugen Xhafzotaj-Fllake-Bregdet ku nga atje nuk kurseu as sulmet ndaj kreut te opozites Edi Rama.
Gjate fjales se tij ai tha se ne te gjithe veprimtarine e saj maxhoranca do ti permbahet parimit se qytetaret jane te paret.
Ne ecim drejt nje fushate te re elektorale. Ne kete fushate serish se bashku me ju do te hartojme do te identifikojme te gjithe projektet qe ju duhen ju familjeve tuaja komuniteteve tuaja per nje jete dinjitoze. Kater vitet qe vijne do te jene vitet ne te cilat ne do te vazhdojme politiken tone te rritjes se pensioneve ne fshat dhe ne qytet. Ne kater vite qe vijne ne do te vazhdojme politiken tone te rritjes se rrogave per punonjesit. Kater vitet qe vijne ne hedhim themelet perfundimtare te Shqiperise vend i zhvilluar ne vitin 2017 u shpreh kreu i qeverise.
Me tej Kryeministri Berisha shtoi se krahas kesaj alternative qytetaret kane edhe nje alternative tjeter qe bazohet ne shpifje ne trillime ne sharje dhe ne nje fjalor krejtesisht te padenje.
Duke ju drejtuar kryeopozitarit ai i beri thirrje Rames qe te kthehet tek problemet e qytetareve te komuniteteve dhe tu tregoje atyre alternativen qe mund tu ofrohet per nevojat e tyre per hallet e dertet e tyre per zhvillimin e tyre per vizionin e tyre.
Per sa i perket rruges se vetme te gjithe shqiptaret e kane te qarte se rruga e vetme eshte rruge pa kthim. Rrugen e vetme dhe lugen e arte shqiptaret nuk ia pranojme askerkujt me. Nga Tirana ne Durres mund te vish me tre rruge por njera eshte e sigurt qe ste bie kurre dhe kjo eshte rruga e vetme e shokut Rama ndaj dhe ju ftoj ju te votojme kryetarin e komunes i cili keto vite ka tregua aftesi te medha menaxhuese ka bere perpjekje shume te medha per te garantuar maksimumin e mbeshtetjes per ju ka menaxhuar se bashku me ju fondet dhe sot ato jane shnderruar ne dhjetera kilometra rruge shkolla kanalizime dha kane ndryshuar teresisht komunen u shpreh kreu i maxhorances.
Nderkaq rruga e inauguruar sot nga shefi i qeverise ka nje gjatesi prej 13 kilometrash dhe kap vleren e 360 milion lekeve.
Kjo rruge ju sherben rreth 20 mije banoreve te kesaj zone nderkohe u sherben dhe qindra e mijera turisteve te cilet frekuentojne brigjet e kesaj zone.
Kryeministri premtoi gjithashtu se infrastruktura do te mbetet prioritet i 4 viteve qe vijne si dhe permendi nder prioritetet e ardhshme ndertimin e rruges Kthesa e Sukthit Fllake- Shenavlash me gjatesi 10 km dhe vlere 315 milion lekesh si dhe rrugen Katund i Ri-Qerret me gjatesi 6 kilometra dhe vlere 95 milion leke.
Me pas Kryeministri Berisha vizitoi zyrat e kompanise Diamant e specializuar ne transportin nderkombetar te ngarkesave dhe u takua me drejtues e punonjes te saj.
Kompania Diamant eshte e njohur ne sherbimet qe ofron ne fushen e transportit ka kryer operacione transporti te ngarkesave te renda me permasa shume te medha per disa projekte te rendesishme per vendin.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeBerisha nga Durresi 2013-ta do te deshmoje edhe nje here se cili je ti Edi RamaBerisha Baba Reshat Bardhi simbol i madh i paqes e miresiseBerisha ndrra e 4 deshmoreve sot realitet vitet e ardhshme ato te zhvillimeve te medhaKantriman nis punen pasi permbyll keshillat me Berishen takim me RamenBerisha Rama ka si alternative vetem fajet e mia Lidhjeinaugurim Kryeministri Berisha rama rruga e vetme rruga pa kthim rruga Xhafzotaj-Fllake-Bregdet