Tiranë, policia bashkiake tenton të heqë flamujt e LSI-së
Një incident ka ndodhur disa minuta më parë në njësinë bashkiake numër 5, pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Njoftimet raportuan se policia bashkiake ka tentuar të heqë flamujt e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila është pjesë e koalicionit “Alenca për qytetarin”.
Simpatizantë të kësaj partie janë mbledhur më pas për të kundërshtuar këtë veprim të policisë bashkiake. Të tilla incidente bëhen gjithmonë e prezente sa herë afrohen fushatat elektorale.