E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Ruci debate ne Kuvend asnje shenje kompromisi

12/11/2010Seanca opozita nuk terhiqet nga hetimi i zgjedhjeve

Dy dite pas refuzimit qe BE-ja i beri kerkeses se Shqiperise per te fituar statusin e vendit kandidat ne BE per shkak te mosplotesimit te 12 kritereve mazhoranca dhe opozita kane vijuar dje me te njejten gjuhe komunikimi pa asnje shenje kompromisi mes tyre. Kryeministri Berisha i cili nuk e permendi ne asnje moment raport progresin u perqendrua tek arritjet e qeverise qe ai kryeson qe cuan te vendimi per liberalizimin e vizave. Ndersa kreu i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci i keqardhur per kete fakt tha se ishte koha per reflektim dhe jo trumbetim te qeverise. Duke shprehu mosbesimin te qeverisja e djathte ai perseriti se opozita nuk do te dorezohet por do te vazhdoje te kerkoje hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit.

Mazhoranca

Ashtu sic kane treguar deklaratat per shtyp te ketyre diteve edhe dje palet u ndane duke fajesuar secilen per pergjigjen e Komisionit Evropian. Perfaqesuesit e qeverise renditen arritjet dhe fajesuan opoziten qe sipas tyre nuk ka dhene asnje kontribut pergjate nje viti e gjysme. Ndersa Kryeministrri Berisha u mor me levizjen e lire. Pa rrafshimin e krimit te organizuar Shqiperia kurre nuk do te merrte ndonjehere vizat dhe shqiptaret nuk do te levizin te lire ne Evrope. Ne kater vite te shkuara qeveria qe ju shani ne menyren me te padenje ia doli te mbledhe 2.5 miliarde dollare dhe pothuaj po dyfishon te ardhurat buxhetore ne kulmin e krizes. Beteja per korrupsionin eshte e veshtire por garantoj se do te vijoje me te njejtin perkushtim deri ne zhdukjen e ketij fenomeni premtoi Kryeministri Berisha. Ai premtoi se zgjedhjet lokale do ti japin fund politikes se perqindjeve qe lideri i PS-se ka ndjekur deri me sot. Me 11 maj do jete fundi i 20 -it. Edhe ate kemi per ta rrezuar do e rrezojme. Apo ne 8 maj me falni Ia zgjata jeten 3 dite por ska gje vijoi kreu i ekzekutivit. Ne fund te fjales se tij Berisha kujtoi se ceshtja e liberalizimit te vizave ishte nje premtim i dhene dhe i mbajtur prej tij. Ky eshte nje moment solemn sepse ky ishte nje premtim qe une e kam bere per kaq vite. Edhe nese me ka shpetuar goja per ndonje premtim e kam anuluar te nesermen. Te gjitha premtimet qe i kam bere i kam mbajtur nje per nje. Pse e bera kete premtim Sepse me shtynte dashuria per qytetaret shqiptare pasioni dhembshuria per ta familjet e tyre. Per mua edhe nje premtim per shqiptaret eshte ne enderr le ta gezojne endrren evropiane nenvizoi shefi i ekzekutivit.

Opozita

Por entuziazmin e Kryeministrit kreu i kuvendoreve socialiste Ruci e cilesoi demagogji. Sipas tij referuar raportit te KE-se sot nuk ka vend per eufori por per reflektim. Ai kerkoi garanci nga Kryeministri per zgjedhje te lira vendore duke bere transparencen e zgjedhjeve si te vetmen mundesi per zgjidhjen e krizes. Nuk eshte koha per saze as daulle as per koncerte por per reflektim. Opozita te ka propozuar nje zgjidhje e ke ne tavoline merre dhe reflekto Reflektimi nis nga zgjidhja e krizes politike. Ste besojme me z. Berisha duam garanci per zgjedhje te lira dhe demokratike. Dhe pa hetim dhe transparence ska zgjedhje te lira dhe demokratike theksoi Ruci.

Replikat

Berisha

Po ta kesh mendjen te stilolapsat me bateri apo pa bateri dhe ti futesh ne xhep smund ta kesh mendjen aty.

Nje avokat amerikan kishte takuar nje mik timin dhe kur e pyeta per pershtypjen me tha Nuk mendonte si te shpetonte per vjedhjen e 1 milion lekeve por donte te vidhte edhe nje 1 milion tjeter. Eshte ceshtje e memories ska lidhje me ju jo. Avokati ishte amerikan. Avokatin tim jua dhashe juve e moret ju. Shume shpejt do u jap edhe stamodumen.

Ruci

I vetmi njeri ne kete salle qe levizte lire e ne Evrope edhe kur muri i Berlinit nuk ishte shembur ishe ti. Prandaj ti leme lotet menjane.

Berisha

Eshte e vertete qe une shetisja ne bote kur muri i Berlinit nuk ishte shembur ende. Por sa here shkova u ktheva per te bere ate qe nuk kisha bere per te te zbritur ty nga kali. Nuk ndenja nuk konsiderova lirine time pasi ate e kisha ne Shqiperi. Dhe pse ne u takuam ketu pas 20 vjetesh por ty te zbrita ama nga kali. Kur them te zbrita ty them nga Ramizi e poshte.

Kryetari juaj more ka arritur deri aty sa te vjedhe paswordin e njerit prej jush dhe u dergonte e-maile partnereve nderkombetare.

Ata te cilet futen ne kuti vizat ata qe me sms mendonin qe kerkesa do te rrezohej zberthyen kemishet dhe kravatat nga tmerri kur moren vesh se vendimi u mor pro qytetareve. Ju keni votuar kunder cdo nisme qe realizonte projektin e heqjes se vizave. Z. kryeminister ne hije ti nxore ketu kartat e bixhozit te kazinose rexhensi te pokerfaces dhe the qe jane 70 mije te tilla.

Kur ju bete dasme ne ju cuam lule hajde te festojme se bashku dhe mos u merrni me keto gjera.

Sajmir Tahiri

Sali Berisha jo vetem qe nuk e konsolidoi shtetin ligjor por konsolidoi standardin e vjedhjes. Prandaj ju duhet te largoheni eshte e vetmja gje qe mund te beni me nder.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›