E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi qeveria u heq dietat telefonike hetuesve

15/11/2010Merrnin 50 mije leke tashme paguhen nga rroga

TIRANE- Ne kuader te masave antikrize me nje vendim te Keshillit te Ministrave qeveria u ka hequr oficereve dhe prokuroreve dietat telefonike. Mesohet se shumen prej 50 mije lekesh te vjetra qe prokuroret e oficeret e kishin ne dispozicion tashme ajo prej disa javesh nuk eshte me e tille pasi eshte shkurtuar ne baze te planit te ndermarre nga qeveria per masat antikrize. Vendimi eshte marre vetem per numrat me kontrate qe hetuesit disponojne. Ata shtojne se numrat me kontrate qe kane duhet ti paguajne ne fund te muajit me parate e rroges pasi fondi i dietave telefonike eshte pezulluar nga Ministria e Financave. Sipas vendimit te Keshillit te Ministrave kjo shtrese disponon numra falas dhe pa pagese brenda rrjetit 41 Prokurori Gjykate Polici SHISH dhe per pasoje shumica e puneve qe administrohen dhe menaxhohen mes ketyre kater institucioneve mund te zgjidhen fale bisedave pa pagese qe ofron sherbimi. Nisur nga kjo situate qeveria ka vendosur te heqe perfundimisht fondin me anen e te cilit kryheshin pagesat prej 50 mije lekesh ne muaj per cdo prokuror dhe Oficer i Policise Gjyqesore. Mirepo vendimi ka lene shume te pakenaqur perfaqesuesit e akuzes te cilet shprehen se me heqjen e kesaj diete tashme atyre do ti duhet te mbajne me shpenzimet e tyre numrin telefonik sic jane ata me 20 dhe 40. Me shume se kedo tjeter vendimi ka prekur Oficeret e Policise Gjyqesore te cilet kane dhe peshen kryesore te hetimit dokumentimit gjetjen e deshmitareve dhe nje sere procedurave te tjere qe kryen ne nje dosje penale. Oficeret shprehen personat e vene nen hetim si dhe deshmitaret nuk jane te pajisur me numra brenda grupit 41 por ata kane numra telefonike te ndryshem dhe qe domosdoshmerish duhet te telefonohen pasi rruget e tjera te njoftimit jane te tejzgjatuara dhe per pasoje mund te rrezikojne dhe afatet hetimore qe ka nje dosje penale. Nisur nga kjo situate ata detyrohen qe te telefonojne deshmitaret dhe personat e vene nen hetim duke bere keshtu punen e shtetit me leket private. Hetuesit thone se pergjate nje muaji kryhen qindra telefonata ne drejtim te kesaj shtrese dhe se per pasoje atyre u duhet te paguajne nga rroga. Ne qofte se nje gje te tille nuk do e kryejne atehere numri me kontrate mbyllet si dhe vendi i punes nuk mund te jete me i sigurt pasi perfundimi i afateve te pyetjes se deshmitareve apo personave nen hetim do sillte dhe deshtimin e plote te dosjes penale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›