E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha S039do te merrni kurre pushtet me dhune

Nuk do te lejojme kurre qe e shkuara te pengoje te ardhmen. 20 shkurti dita kombetare e kujteses per viktima e komunizmit

Kryeministri Sali Berisha pershendet koncertin festiv te organizuar me rastin e 20-vjetorit te rrezimit te sistemit diktatorial te Enver Hoxhes. Kreu i qeverise Sali Berisha festoi se bashku me shqiptaret kete dite. Gjate fjales se tij te mbajtur ne sheshin Nene Tereza ku edhe u zhvillua mitingu i djeshem kreu i qeverise theksoi se 20 shkurti eshte ndarja me bllokun bunker te regjimit diktatorial shtatoren e Enver Hoxhes Hitlerit te shqiptareve. Berisha theksoi dje se pinjollet e bllokut dhe me 21 janar tentuan me gure drure zjarr e eksploziv per te permbysur qeverine legjitime te Shqiperise por deshtuan. Askush - theksoi ai - nuk do ta ndale Shqiperine ne rrugen e saj drejt integrimit.

Ne koncertin festiv te se dieles krahas qytetareve te ardhur nga rrethet kane qene te pranishem deputete te Partise Demokratike anetare te kabinetit qeveritar dhe familjare te Kryeministrit.

Mitingu

kryeministri Sali Berisha festoi se bashku me shqiptaret 20-vjetorin e permbysjes se diktatures ne Shqiperi. Jemi mbledhur sot ne kete shesh te festojme se bashku nje nga ngjarjet me te rendesishme ne historine e lirise dhe te dinjitetit te qytetareve shqiptare 20 shkurtin diten e permbysjes se bllokut bunker komunist diten e permbysjes se shtatores se diktatorit Enver Hoxha si dhe diten kombetare te kujteses se martireve dhe viktimave te sistemit barbar komunist - iu drejtua Kryeministri mijera qytetareve te mbledhur ne sheshin Nene Tereza. Ai kujtoi se si 20 vjet me pare qindra studente burra e gra permbysen bllokun dhe shtatoren e diktatorit qe per gjysme shekulli mbolli terror shkaterrim vdekje. Sipas Berishes 20 shkurti eshte nje date qe permbysi bustin e diktatorit eshte vendimi i jetes se tyre me te cilin ata bene te lire veten e tyre familjen diten ne te cilen Partia Demokratike opozita shqiptare me e re e asaj kohe do te organizonte dhe do te shenonte nje nga fitoret me te medha ne tere historine e kombit dhe do te shnderrohej ne nje nga forcat me te fuqishme antikomuniste ne Evrope. Nderim te madh studenteve te lirise atyre qindra dhe mijera qytetareve te Tiranes dhe te mbare Shqiperise qe permbysen me 20 shkurt bllokun bunker te regjimit diktatorial shtatoren e Enver Hoxhes Hitlerit te shqiptareve - theksoi ai. Ndersa u beri thirrje shqiptareve te nderojne kete dite dhe ata qe luftuan per te. Kryeministri shtoi se 20 shkurti eshte dhe do te mbetet ne memorien tone si dita kombetare e kujteses se martireve dhe viktimave te sistemit komunist. Permbysja e bllokut dhe shtatores se Enver Hoxhes me 20 shkurt te vitit 1991 do te shenonte de facto permbysjen e tiranise hoxhiste ne Shqiperi. Por serish ajo ne grahmat e fundit te saj u versul ne ato dite shkurti me tanke blinda e mitraloza ne rruget e Tiranes dhe ne mbare Shqiperine dhe ekzekutoi pa gjyq ne rruget e kryeqytetit dhe qyteteve te tjera te vendit me dhjetera e dhjetera te rinj. Mirepo as terrori as dhuna e shkurtit te vitit 1991 e klikes Alia - Ruci nuk do ti vyshkete kurre lulet e 20 shkurtit - theksoi dje Kryeministri. Ai theksoi me tej se ata qe luftuan per liri nuk do te lejojne kurre qe e shuara te behet pengese per te ardhmen. Jemi te vendosur dhe te betuar qe te mos lejojme kurre qe e shkuara te kthehet per te penguar te ardhmen tone. Gabuan dhe deshtuan rende ata qe e provuan. I keshillojme qe te mos e provojne me. Liria eshte pasioni yne - deklaroi kreu i qeverise shqiptare. Sipas tij 20 vite pas permbysjes se diktatures me 21 janar te vitit 2011 bijte e eterve qe u permbysen me 20 shkurt te vitit 1991 do te ishin te vetmit ne Evropen e pasluftes qe u sulen me gure drure zjarr e eksploziv per te permbysur qeverine legjitime te Shqiperise dhe deshtuan. Edhe nje here 21 janari ju mesoi ju se vota e lire e qytetareve eshte me e forte se cdo gur se cdo dru se cdo arme. Bij te eterve hoxhiste pushtet me dhune nuk do te merrni kurre ne kete toke - deklaroi Berisha ndersa shtoi se shqiptaret nuk do te flasin kurre me zerin e pinjolleve te bllokut. Berisha theksoi me tej rendesine e anetaresimit ne NATO dhe levizjen e lire per shqiptaret. Ai kujtoi me tej se ndersa vendi firmoste MSA-ne anetaresimin ne NATO apo ligjet qe mundesuan levizjen e lire pinjollet e bllokut organizonin mitingje antikombetare. Une jam i bindur se cdo shqiptar pavaresisht nga bindjet politike e ka te qarte se keto qendrime jane ne kundershtim me interesat e tij jetike personale dhe familjare me interesat e kombit dhe te Shqiperise. Ata jane interesave te kloneve puniste-mafioze qe sot njelloj si bllokmenet e 20 viteve me pate u thone jo interesave tuaja u thone jo interesave te femijeve tuaj u thone jo thirrjeve te miqve ne mbare boten - deklaroi Berisha. Ora jone e lirise nuk mund te ndalet kurre - perfundoi Kryeministri.

Kryeministri 8 maji prova e re e lirise

Zgjedhjet e 8 majit do te jene te lira dhe te ndershme. Premtimi u be dje nga Kryeministri Sali Berisha gjate fjales se tij pershendetese ne mitingun e organizuar me rastin e 20-vjetorit te rrezimit te bustit te Enver Hoxhes. Sipas kreut te ekzekutivit Shqiperia tashme eshte vendi i votes se lire i zgjedhjeve te lira vendi i shtetit ligjor i demokracise qe funksionon. Sistemi i demokracise - tha ai - sistemi i vlerave me te mira njerezore eshte vepra eshte kryevepra e jetes sone. Ne u themi bllokmeneve te rinj se liria nuk eshte vetem pasioni yne por eshte forca e kushtetutes se ketij vendi te lire forca e institucioneve te ketij vendi te lire. Ne jemi dhe do te mbetemi perjete djemte dhe vajzat burrat dhe grate e botes se lire. Me ne shqiptaret do te votojne gjithmone te lire. 8 maji eshte prova jone e re ndaj lirise. 8 maji do te jete festa e votes se lire - theksoi ai.

Bulku Berisha forca qe i jep energji popullit

Jemi ketu per ti thene ndal krimit ne bulevard jemi ketu se bashku sepse dime te shtojme optimizmin. Keshtu iu drejtua deputetja demokrate Rajmonda Bulku mijera qytetareve te mbledhur ne koncertin e madh festiv ne sheshin Nene Tereza ne Tirane.

Duke perkujtuar ngjarjen e 20 viteve me pare ate te rrezimit te bustit te ish-diktatorit Enver Hoxha Bulku tha se ajo do te shenonte nisjen e demokracise ne vendin tone. Nje force qe i jep energji popullit te vet eshte burim i ndryshimit dhe kjo force jemi ne - tha ajo duke permendur me pas faktin se kjo force ka vetem nje emer Sali Berisha

Metalla Rrezimi i bustit te Enverit ndryshoi historine

20 shkurti eshte dita qe ndryshoi historine. Keshtu e kujton deputeti demokrat Osman Metalla 20 shkurtin e viti 1991. Sipas tij kjo dite duhet festuar sepse ndryshoi rrjedhen e historise. Pas 20 vitesh te gjithe shqiptaret e shohin se Shqiperia eshte shume afer Evropes dhe ka nje proces shume te suksesshem te integrimit drejt strukturave te saj - ka pohuar Metalla duke iu referuar ngjarjeve qe kane ndodhur gjate ketyre 20 viteve ne vendin tone qe pas atij momenti historik. Duke permendur me pas faktin se ndersa turma antikomuniste bertiste ne sheshin kryesor te vendit E duam Shqiperine si gjithe Evropa sot ajo enderr eshte bere realitet pas 20 vitesh. Mjafton te kujtojme liberalizimin e vizave mase kjo e arritur gjate qeverisjes se Partise Demokratike.

Eumlshte sukses i madh qe kane levizur mbi 130 mije shqiptare por asnjeri nuk i ka shkelur rregullat - tha ai duke kujtuar gjithashtu se edhe anetaresimi ne NATO ka qene nje nisme e Partise Demokratike gjate periudhes se viteve 1992-1996 ndersa mbeti pezull gjate qeverisjes se vendit prej 8 vitesh nga socialistet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›