E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Qeveria Berisha te mbaroje mandatin

SHBA i ben thirrje opozites se majte ne Shqiperi qe te lejoje perfundimin e mandatit te qeverise Berisha pasi ajo eshte zgjedhur ne menyre demokratike dhe si e tille eshte legjitime. Ne nje vend demokratik qeveria e zgjedhur duhet lejuar te mbaroje mandatin. Keshtu shprehet ligjvenesi republikan nga Kalifornia anetar i Komisionit per Marredheniet me Jashte te Dhomes se Perfaqesuesve Dana Rorabaker duke iu referuar situates aktuale ne Shqiperi ku opozita kerkon largimin e qeverise dhe zgjedhje te reja dhe kembengul ne demonstratat e vazhdueshme ne rruge deri ne ikjen e Berishes. Deklaratat e tij jane bere gjate nje interviste dhene per Zerin e Amerikes ku Rorabaker eshte ndalur tek gjendja politike ne vendin tone vecanerisht pas 21 janarit. Ne zgjedhjet e ardhshme - thote ai - nese korrupsioni eshte i larte dhe nese me te vertete zgjedhjet jane vjedhur ato mund te rimerren perseri - deklaroi ai. Duke folur per Kosoven ligjvenesi republikan u shpreh se Serbia duhet te mesohet me realitetin se pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme dhe ai rekomandon qe te dyja keto vende te shqyrtonin mundesine si pjese e nje plani gjitheperfshires te krijimit ne Ballkan te nje komonuellthi shtetesh ku secili shtet te kishte sovranitetin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›