E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: SHQUP-i, një shtëpi dasmash dhe ceremonish mortore. Nëse ushtarakët dalin në protesta, do ju heq statusin

salaKryeministri në largim, Sali Berisha, në mbledhjen e radhës së qeverisë, ka reaguar për vendimin e kalimit të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë nën pronësinë e PD-së. Ai ka thënë se kjo shtëpi ka dalë jashtë çdo funksioni dhe është kthyer në një godinë për dasma dhe ceremoni mortore. Ndërkohë, lidhur me fshehjen e vendimit, Berisha ka thënë se është bërë një gabim, ndaj dhe nuk është publikuar.

Çështja e tretë, shum렠e rëndësishme, lidhet me vendimin që kaluam në mbledhjen e kaluar. Brenda pesë minutave, mediat e kontrolluara nga Edi Rama thanë se qeveria e fshehu vendimin. Kjo qeveri nuk fsheh asnjë vendim e asnjë germë. Do të shihni tjetrin, por unë nuk fsheh kurrë. Ka një të vërtetë. Vendimi nuk u zbardh, pasi ishte bërë një gabim. Vendimi për kalimin e SHQUP-it në pronësi të Bashkisë së Tiranës, me destinacion për Partinë Demokratike, nuk mund të vinte në mbledhjen e qeverisë pa u dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe qeveria nuk mund të marrë asnjë vendim, me të cilin parakalon kompetencat e Presidentit të Republikës. Ndaj vendimi u mbajt dhe nuk mund të zbardhej se, në rast se Presidenti nuk do ta dekretonte, vendimi mund të bëhej i paqenë. Kjo është arsyeja. Nuk ka asnjë arsye për të fshehur asgjë”, tha Berisha.

“Të nderuar qytetare e qytetarë, e vërteta është se ajo që quhet Shtëpia Qendrore e Ushtrisë të paktën prej 12 vjetësh ka humbur çdo lloj funksioni qendror. Ajo është shndërruar në shtëpinë e dasmave dhe ceremonive mortore dhe kjo është evidente për çdo njeri që ka pasur rastin të kalojë afër saj. Edhe në rast se aty ka pasur aktivitet, ka pasur dasma apo ceremoni mortore. Por ka një realitet. Aty punojnë 100 punonjës civilë që merren me filmin dhe disa aktivitete. Qeveria, duke parë se kjo shtëpi kishte humbur të gjitha funksionet dhe nuk adaptohej dot për funksione të reja, investoi 140 milionë lekë dhe ka kontraktuar për rikonstruksionin e saj një nga arkitektët më të mëdhenj të botës që ka rikonstruktuar muzeun e peshave në Paris. Zoti ministër, është mirë të merrni mediat dhe të shohin punimet që po bëhen, të shohin si po ndërtohet një nga facilitetet më moderne që ekziston në Tiranë, me të gjitha llojet e sallave, të gjitha lehtësitë dhe funksionet, përveç nostalgjisë së Petrit Dumes. Gjërat duhet ti themi siç janë. Përveç kësaj, po në këtë funksion, me investim të veçantë është ndërtuar hoteli i posaçëm për ushtarakët, të cilët e meritojnë plotësisht. Po ashtu, me një investim prej 1.2 milionë dollarë ose 120 milionë lekë është ndërtuar me ndihmën e Institutit Italian të Arkitekturës Ushtarake, muzeu i ushtrisë, një nga muzetë më të bukura të vendit, i  konceptuar nga artistët tanë më të mirë“, vijoi ai, ndërsa ka kërcënuar ish-ushtarakët nëse dalin në protesta, se do humbin statusin.

Unë i dëgjoj ata dhe absolutisht, zoti ministër, ata kanë të drejtë.  Dolën më në protestë në shkelje të statusit, një nga një do të humbasin statusin. Ata marrin një pension të veçantë, sepse kanë një status. Më thonë se ka kënduar Vaçe Zela, le të vendosim një pllakë aty, apo Gaqo Avrazi, njeri i nderuar. Atëherë hajde ti nderojmë me një pllakë. Por neve nuk na duhen ahengjet që bënte Petrit Dume dhe Hito Çako.  E mbyll, duke i thënë zotit Rama se në atë ciu-ciun e djeshëm ke treguar të gjithë moralin e shpëlarë që ke si njeri. Selia e Partisë Socialiste ka një hapësirë dy herë e gjysmë më shumë sesa selia e Partisë Demokratike dhe askush nuk e ka vënë kurrë në diskutim. Ai qëndrim ishte një qëndrim i hapur armiqësor ndaj forcës kundërshtare, por vetë fjalori ishte gjëja më e denjë për piktorin. Fjalori ishin ngjyrat e tij“, tha ai.

Në fund, Berisha ironizoi ministrat e rinj:

Zotërinj ministra, jemi në mbledhjet e fundit dhe kërkoj në mënyrë të vendosur që pasardhësve tuaj tu lini në tavolinë listën e projekteve në vazhdim dhe për çdo projekt në vazhdim, në drejtorinë përkatëse duhet të jetë dosja, të cilën duhet ta keni kontrolluar. Të mos harroni se në këto karrige ulen njerëz që nuk dinë të lexojnë as dosjet dhe mund të thonë se nuk gjetëm dosje. Ndaj një kopje të dosjes do ta merrni me vete dhe një tjetër do ta lini në drejtorinë përkatëse. Kjo do të bëhet. Ne kemi detyrë ndaj qytetarëve. Qytetarët i kanë votuar dhe ne respektojmë plotësisht qytetarët shqiptarë. Me disiplinë të hekurt do të lihet lista e çdo projekti, në çfazë është, ku dhe sa duhet për tu përfunduar. Një kopje të dosjes e marrin ata dhe një kopje ministri, në mënyrë që ta ndjekim. Kjo është trashëgimia jonë, së cilës, po deshën ti vënë vizë a kryq, të bëjnë si të duan, por ne kemi funksionuar në mënyrë që shteti të funksionojë, ekonomia të funksionojë, zhvillimi të funksionojë. Dhe në të gjithë sektorët janë me mijëra projekte në vazhdim dhe uroj që të ecin përpara./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›