E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: SHQUP pa funksione. Qytetarë, bëhuni gati! Maxhoranca rrezik kombëtar

TIRANË-Kryeministri në detyrë Sali Berisha me një reagim në rrjet social është shprehur mbi deklaratat e së majtës për 2 godiana të SHQUP që me vendim qeverie do të bëhen seli të Partisë Demokratike.
Berisha e cilësoi të majtën si neobllokmenë që ofrojnë vetëm urrejtje për kundërshtarin në politikë. 

“Piktori me neobllokmenet e tij vetëm urrejtje ndaj kundërshtarit
Të dashur miq, prej mëse dy javësh Piktori dhe neobllokmenët e tij, mediat që ata kontrollojnë, janë vërsulur me urrejtje dhe tërbim njëlloj si etërit e tyre kundër forcës politike kundërshtare. Si pretekst për këto sulme primitive ka shërbyer vendimi i qeverisë për t’i dhënë në përdorim si seli PD-së një godinë të ushtrisë, e cila në 12 vitet e fundit kishte humbur funksionet e veta dhe përdoret më shumë se për çdo gjeë tjetër për dasma, zijafete dhe ceremoni mortore.

Piktori, neobllokmenet e tjerë dhe mediat e tyre me zhurmën dhe urrejtjen që shpërndajnë kundër Partisë kundërshtare dëshmojnë mentalitetin e etërve të tyre mizore dhe përpiqen të mbulojnë vjedhjen e votave të shqiptarëve me premtime anti-globaliste, dhune dhe para të pista. Qytetarë, duhet të jemi gati se këta që e nisin me urrejtje janë rrezik i madh kombëtar! Sb”, shkruan Berisha në Facebook. 

Pak kohë më parë qeveria miratoi një vendim ku godina e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë Popullore i kalon si seli Partisë Demokratike. Ky vendim nuk u publikua zyrtarisht me pretendimin se nuk ishte dekretuar ende nga Presidenti. Ndërkaq në mbledhjen më të fundit, qeveria bëri publik vendimin për SHQUP në Tiranë si dhe një vendim tjetër ku dhe godian e SHQUP në Fier i jepet degës së PD së këtij qyteti për seli.

Maxhoranca reagoi duke e konsideruar si turp të madh faktin që pak ditë para largimit, qeveria në ikje i bën padrejtësisht dhuratë vetes godina që i përkasin Ministrisë së Mbrojtes.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera A pajtohei me vendimet e qeverise per SHQUP?-SONDAZH-VOTO

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›