E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Sanino do vote e qytetareve shqiptare te vleresohet

Kryeministri Berisha priti sot në takim Stefano Sanninon, zv/drejtor i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian, i cili shoqërohej nga Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Berisha e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer, që Komisioni Evropian dhe stafi i tij i ka dhënë në vijimësi Shqipërisë, si në të gjitha aspektet e reformave prioritare, ashtu edhe në procesin e integrimit.

Stefano Sannino, e falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, duke i konfirmuar vullnetin e palëkundur të Komisionit dhe të Bashkimit Evropian për të vazhduar këtë mbështetje ndaj Shqipërisë.

Në takim u vlerësuan hapat e marrë nga Shqipëria në procesin e Integrimit Europian.

Pasi vlerësoi transparencën dhe cilësinë e procesit të votimit dhe numërimit, duke folur në lidhje me situatën pas zhvillimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit, kryeministri Berisha, i garantoi Sanninos, se mazhoranca qeverisëse dhe koalicioni i saj, është i vendosur që çdo votë e qytetarëve shqiptare të vlerësohet, përmes një procesi tërësisht transparent e të paanshëm, i njëjti proces transparent që u konstatua gjatë procesit të numërimit dhe që është vlerësuar deri më tani, si ndër më të mirët, më të hapur, e transparent.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›