E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev paralajmeron Luften e Ftohte per sistemin antiraketor

Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, duke folur për marrëdhëniet me Uashingtonin ka paralajmëruar për rrezikun e kthimit në kohën e "Luftës së Ftohtë".

Në qoftë se me palën amerikane nuk do të arrihet një marrëveshje për mbrojtjen antiraketore atëherë ai do të ndërmarrë kundërmasa.

"Në rast se qeveria amerikane e vazhdon këtë projekt pa miratimin e Moskës, atëherë kërcënohemi nga rreziku i kthimit në kohën e "Luftës së Ftohtë", theksoi shefi i Kremlinit.

"Marrëdhëniet e Rusisë me NATO-n aktualisht nuk janë të këqija dhe kjo është një gjë e mirë për të dyja palët.

Unë jam i kënaqur me rezultatet e samitit të fundit Rusi-NATO, që zhvilloi punimet në Lisbonë.

Ne kemi rënë dakord që të bashkëpunojmë në fushat e rëndësishme strategjike si Afganistani, luftimi i terrorizmit dhe luftimi i tregtisë së drogës.

Por ekziston edhe një temë tjetër për të cilën duhet të diskutojmë në hollësi.

Përndryshe gjithçka do të marrë një drejtim të keq.

Bëhet fjalë për sistemin antiraketor.

Unë shpresoj, që pyetjet të cilat i kam drejtuar mikut tim, presidentit amerikan BaraK Obama të marrin një përgjigje dhe ne të përpunojmë një model bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes antiraketore.

Ndryshe, ne do të jemi të detyruar edhe pse jo me dëshirë që të ndërmarrim kundërmasa.

E kam fjalën për një zhvillim më të fuqishëm të potencialit sulmues bërthamor.

Ky do të ishte një skenar i keq, i cili do të na kthente në kohën e Luftës së Ftohtë", tha Medvedev

Persë i përket rikandidimit të tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Medvedev tha se "Kur të piqet koha për marrjen e vendimit unë do ta bëj publik atë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›