E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Serverat te paprekur

E shtune 21 Janar 2012 1232 KRYEMINISTRI BERISHA NE INTERVISTEN E DHENE MBREME NE EMISIONIN Kryeministri Sali Berisha ka sjelle ne emisionin Debat nje rrefim te plote per ceshtjet me te nxehta politike duke filluar nga 21 Janari tek ceshtja Meta e deri tek marredheniet me partite aleate apo gara e ardhshme elektorale. Ne raport me 21 Janarin kryeministri Berisha ka thene se skenari ishte pergatitur nga opozita qe ne maj te vitit 2010 me greven e urise se deputeteve socialiste por nuk u arrit koordinimi me presidencen dhe Prokurorine. Berisha tha se qendron ne favor te nje hetimi te plote dhe garantoi se serverat e kryeministrise nuk jane prekur. Zoti Berisha u shpreh se kandidatura e Sali Shehut u perdor nga presidenti Topi si test per te kuptuar nese ai vete mund te votohej per mandatin e dyte. Berisha ka deklaruar se do te fuse ne qeveri partine e komunitetit cam po negocion me PDK e Ndokes si dhe po konsolidon aleancen me Dashamir Shehin. Per here te pare kryeministri Berisha ka njoftuar ndryshimin e projektit te parlamentit dhe stadiumit te ri. Ne emisionin Debat kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do te kerkoje nje mandat te 3-te nga shqiptaret dhe nese ata nuk e votojne atehere do te terhiqet nga politika.

Shiko kroniken video ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›