Berisha: Shëndetësia, jo në nivelin e duhur
Kryeministri Berisha ka pranuar sot se sektori i shëndetësisë nuk është në nivelin e duhur. Duke folur në një tryezë për reformat në shëndetësi, shefi i qeverisë theksoi se kjo ndodh pasi ky sektor nuk ka të zhvilluar aftësisë menaxheriale.
“Suksesi i reformave në shëndetësi është menaxhimi. Hapësirat menaxheriale nuk kanë arritur në përmasat dhe dimensionet që duhet të jenë prandaj ne duhet ta zhvillojmë atë me shpejtësi” theksoi Berisha.
Duke pohuar se reforma në shëndetësi është edhe më e vështira theksoi se ky sektor duhet të bëhet çështje debati për të gjitha palët.