E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Shndërruam në realitet të prekshëm të gjitha premtimet

04-11-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha shpërndau dje në Sukth karta anëtarësimi për 430 të rinj të cilët iu bashkuan Partisë Demokratike


Partia Demokratike ka çelë fushatën e anëtarësimeve dhe mosha të ndryshme të rinjsh e të rejash po regjistrohen prej kohësh në partinë më të madhe në vend. Përmes një ceremonie të veçantë, 430 të rinj e të reja të bashkisë së Sukthit iu bashkuan ditën e djeshme Partisë Demokratike. Kryetari i PD-së dhe njëherazi Kryeministri i vendit Sali Berisha, duke shpërndarë karta anëtarësimi për anëtarët më të rinj të Partisë Demokratike, shprehu kënaqësinë dhe vlerësimin, për vendimin që të rinjtë e Sukthit kanë marrë për tu anëtarësuar dhe për tu bërë veprimtarë politik të Partisë Demokratike, e cila, siç tha kryeministri, u themelua si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore, si parti e vlerave më të arrira njerëzore dhe hyjnore të njeriut. 


“Ju anëtarësoheni sot në Partinë Demokratike, që u themelua në nëntorin e vitit ‘90 si parti e të 


drejtave dhe lirive të qytetarëve shqiptarë, të cilat i kishin të ndaluara me kushtetutë, u themelua si parti 


e lirisë së fjalës, e lirisë së lëvizjes, 


e lirisë së sipërmarrjes, e lirisë së 


besimit. Mbi këto liri është e ndërtuar 


çdo shoqëri e lirë, është i ndërtuar 


dinjiteti i çdo individi, është e ndërtuar 


mirëqenia e zhvillimi i çdo individi, 


familje, vendi dhe shoqërie. Unë shoh 


këtu se të gjithë ju jeni të rinj, jeni 


gjeneratë e lirisë. Në këtë kontekst, ju 


po hyni në shtëpinë tuaj, në shtëpinë 


e lirisë, ju po bashkoheni me forcën 


politike, e cila është promotor i lirive 


dhe të drejtave njerëzore në Shqipëri, 


promotor i dinjitetit njerëzor. Ju 


anëtarësoheni sot dhe nisni jetën 


tuaj politike si anëtarë të një force, 


e cila pas themelimit të saj ia doli 


duke fituar besimin e madh popullor të mbarë shqiptarëve; ia doli të hedhë mënjanë zgjedhën komuniste, 


sistemin totalitar të barbarizmave 


më të mëdha që shqiptarët kishin 


njohur; ia doli që me besim të madh 


tek liritë dhe vlerat të ndërtojë 


në Shqipëri ekonominë e tregut, 


ekonominë e bazuar në sipërmarrjen e 


lirë, në iniciativën e lirë të qytetarëve 


shqiptarë; ia doli që me programin e 


saj të hapë Shqipërinë drejt botës, 


ta anëtarësojë atë në Këshillin e 


Evropës dhe, më pas, ta anëtarësoje 


atë në Aleancën e Atlantikut të Veriut 


edhe t’i japë Shqipërisë aleatët më 


të fuqishëm të të gjitha kohërave; 


ia doli të firmosë me Bashkimin 


Evropian Marrëveshjen e Stabilizim - 


Associmit; ia doli që 2-3 javë më parë 


Komisioni Evropian të rekomandojë 


Shqipërinë për statusin e vendit 


kandidat. Ju anëtarësoheni në një 


forcë politike, e cila i përket Partisë 


Popullore Evropiane (PPE), forcës 


politike më të fuqishme që Evropa ka 


njohur në tërë historinë e saj, partive 


politike që ndërtuan Evropën e lirë të 


pas lufte dhe që janë aleatë të Partisë 


Demokratike”, u shpreh Berisha. 


Duke theksuar se Partia Demokratike 


ka shndërruar në realitet të prekshëm 


premtimet e saj, kreu i qeverisë tha 


se sot Shqipëria është vite dritë larg 


asaj që ishte 20 vjet më parë. 


“Me vendimin tuaj fisnik ju 


bashkoheni me një forcë politike, me 


të cilën do të ndiheni krenarë për të 


shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen 


e saj. Ju anëtarësoheni sot në partinë 


politike të fjalës së mbajtur. Gjatë 


20 viteve Partia Demokratike ka 


shndërruar në realitet të prekshëm 


për çdo qytetar të gjitha premtimet 


e saj të mëdha. Gjatë këtyre viteve 


Partia Demokratike me programin e 


Kryeministri Berisha shpërndau dje në Sukth karta anëtarësimi për 430 të rinj të cilët iu bashkuan Partisë Demokratike


Berisha: Shndërruam në realitet 


të prekshëm të gjitha premtimet


saj ka bërë që Shqipëria të jetë sot 


vite dritë larg asaj që ishte 20 vjet më 


parë”, tha ai. 


Kryeministri Berisha u ndal tek 


vëmendja që qeveria i ka kushtuar 


këto vite rinisë dhe veçanërisht 


shkollimit të tyre. 


“Unë nuk dua të ndalem e të flas 


këtu për 20 vite më parë, por do të 


ndalem vetëm në disa momente 


të 6 apo 7 viteve më parë. Në vitin 


2005, studentët duhet ta dinë se në 


Shqipëri më pak se ¼  e maturantëve 


kishin mundësi të uleshin në bankat 


e universiteteve, duhet ta dinë se 


në vitin 2005 në Shqipëri për 1 mijë 


banorë kishte katër herë më pak 


studente dhe studentë sesa në 


mesataren e vendeve Evropiane, 


duhet ta dinë se në Shqipëri në vitin 


2005 ëndrra universitare, ëndrra 


intelektuale e shumicës dërrmuese 


të gjimnazistëve shqiptarë rrënohej, 


sepse ata nuk mund të ndiqnin 


studimet. Ne premtuam se kësaj do 


t’i japim fund, se do të bëjmë gjithçka 


që çdo gjimnazist dhe gjimnaziste e 


këtij vendi të mund të bëjë të vërtetë 


ëndrrën e bukur universitare, ëndrrën 


e diplomës, ëndrrën e tij intelektuale. 


Nga 12 studentë për 1 mijë banorë që 


kishim, ne sot kemi 51 studentë për 


1 mijë banorë dhe qëndrojmë mbi 


mesataren Evropiane. Për ne shkollimi 


i të rinjve, i fëmijëve tanë është 


përparësia e të gjitha përparësive. Po 


kështu, në rast se në vitin 2005 rreth 


63 për qind e fëmijëve që mbaronin 


arsimin e detyruar regjistroheshin në 


gjimnaze, sot 92 për qind  e të gjithë 


atyre që mbarojnë arsimin 9-vjeçar 


regjistrohen në gjimnaz”, u shpreh 


Kryeministri, duke nënvizuar se gjatë 


qeverisjes nga Partia Demokratike u 


bë realitet edhe shtrirja e internetit 


në çdo shkollë. “Ne premtuam 


vetëm pak vite më parë se do të 


shtrinim internetin në çdo shkollë, 


se interneti dhe kompjuteri nuk do 


të jenë kurrë më “mollë e ndaluar” 


për fëmijët shqiptarë. Ne e mbajtëm 


fjalën tonë dhe do të bëjmë gjithçka 


që në duart tuaja, në mendjen dhe në 


dispozicionin tuaj të jenë teknologjitë 


më të avancuara”, tha ai. 


Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 


dhe liberalizimi i vizave, janë 


gjithashtu premtime të realizuara 


nga qeverisja e Partisë Demokratike. 


“Ne premtuam në vitin 2005 se me 


punë serioze do të bëjmë gjithçka 


që Shqipëria të jetë anëtare e 


NATO-s dhe, përpara parashikimeve, 


Shqipëria u anëtarësua në Aleancën 


e Atlantikut të Veriut. Ne kishim një 


premtim të hershëm, të dhjetorit 


të vitit ’90, “Ta bëjmë Shqipërinë 


si Evropa” dhe ky ishte premtimi 


ynë solemn. Ndaj dhe në vitin 2005 


ne përcaktuam si objektiv madhor 


përpjekjet për heqjen e vizave për 


shqiptarët dhe sot shqiptarët lëvizin 


të lirë në mbarë Evropën”, theksoi 


Berisha. 


Programi ekonomik i PD, programi më i shkëlqyer për familjet shqiptare


Rritja e të ardhurave dhe zhvillimi 


ekonomik ishte një tjetër çështje e 


prekur nga Kryeministri. Ai theksoi 


se të ardhurat janë rritur me 9 mijë 


dollarë, nga 204 dollarë që ishin në 


vitin 1992. “Po të pyesni prindërit 


apo gjyshërit tuaj, ata mund t’ju 


tregojnë ju shumë aspekte të 


regjimit totalitar në vendin tonë, 


të cilat ju i keni shumë të vështira 


edhe t’i imagjinoni, e keni shumë 


të vështirë të pranoni se mund 


të kenë ndodhur. E vërteta është 


se trashëgimia e këtij vendi ka 


qenë varfëria dhe mjerimi më i 


tejskajshëm. Dhe ky mjerim nuk 


ka qenë vetëm në Ishëm, në zonat 


kodrinore-malore, në Tropojë, në 


Mokër apo zona të tjera, por edhe 


këtu në Sukth dhe në çdo skaj të 


vendit. Të ardhurat ishin aq sa 


njerëzit mezi mbanin frymën me 


to. Sot këto të ardhura nuk janë aty 


ku duam ne, por nga 204 dollarë 


që ishin në vitin ’92 sot janë rreth 


9 mijë dollarë, në mesataren e 


përgjithshme, dhe janë me tendencë 


për tu rritur. Ju dëgjoni çdo ditë sesa 


e egër është kriza në disa vende 


përreth dhe dëgjoni çdo ditë se 


politikat e drejta që ndoqi qeveria 


parandaluan krizën në Shqipëri. 


Ndaj dhe ju bashkoheni me Partinë 


Demokratike, sepse programi i 


saj ekonomik është programi më i 


shkëlqyer për familjet shqiptare. Ju 


bashkoheni sot me forcën politike, 


e cila po ndryshon Shqipërinë me 


shpejtësinë më të madhe”, theksoi 


kryeministri. 


   Projekti i PD për Shqipërinë Evropiane


Më tej, shefi i ekzekutivit ftoi që edhe 


të rinjtë nga qytete të tjera të vendit 


t’i bashkohen Partisë Demokratike, 


të bashkohen në projektin e madh 


Shqipëria vend i zhvilluar. “Ftoj të 


rinjtë shqiptarë të bashkohen në 


projektin tonë të madh, projektin e 


Shqipërisë vend i zhvilluar, projekti 


i ëndrrës tuaj më të bukur, projekti 


i Shqipërisë Evropiane. Ftoj degët 


e Partisë Demokratike në mbarë 


vendin që të frymëzohen e të marrin 


shembull nga ju. Le të jetë ky një akt 


frymëzues për të gjithë të rinjtë dhe 


të rejat në Shqipëri, qytetarët dhe 


qytetaret e vendit, për t’u bashkuar 


së bashku në projektin e madh 


të Shqipërisë vend i zhvilluar, të 


Shqipërisë Evropiane”, deklaroi më 


tej kryeministri Sali Berisha. 


Përpos treguesve pozitiv në 


zhvillimet ekonomike ku ndryshimi 


është i prekshëm, turizmi është 


një tjetër sektor që mori hov nën 


qeverisjen e Partisë Demokratike. 


Në vitin 2004 Shqipërinë me bukuritë 


mahnitëse, me plazhe ndër më të 


bukurat në Mesdhe, me male dhe 


me peizazhe magjepsëse, e vizitonin 


gjithsej 300 mijë turistë. Ndërsa jo 


më larg se një vit më parë, turistët 


që vizituan Shqipërinë ishin 4 milion 


e 1 mijë; këtë vit numri i turistëve 


është akoma edhe më i lartë. Kësisoj, 


Shqipëria është shndërruar në një nga 


destinacionet më të pëlqyera e më të 


preferuara turistike të rajonit dhe më 


gjerë. Gjithashtu, Partia Demokratike 


në një hark kohor 6 vjeçar po ndërton 


në Shqipëri infrastrukturën më 


moderne në rajon dhe më gjerë. Nga 


2430 kilometra rrugë të asfaltuara 


që kishte në fillim të vitit 2006, gjatë 


këtyre viteve janë asfaltuar mbi 10 


mijë kilometra të tjera. 


 Internet falas në 1250 pika në të gjithë vendin


“Të gjithë ju jeni në moshën e 


internetit. Imagjinata juaj është 


pasuri e jashtëzakonshme për ju, për 


familjet tuaja, por edhe për shoqërinë 


shqiptare. Ne vendosëm hapin e parë 


‘internet në shkollë’, por brenda datës 


15 nëntor do të shpërndajmë internet 


falas në 1250 pika në mbarë vendin. 


Dhe këtu në bashkinë tuaj do të jenë 


disa pika. Ne do të bëjmë gjithçka që 


edhe pjesa tjetër ta ketë internetin 


me çmimet më të ulëta. Interneti ka 


magjinë e tij, ka fuqinë e tij. Njeriu mund 


të komunikojë me miqtë e tij dhe të 


shkëmbejë mendime, të ndajë gëzime 


e dije të ndryshme. Po ashtu, edhe ju 


në Facebook mund të komunikoni me 


një numër të madh miqsh, të ndani 


me njëri-tjetrin ndjenjat, respektin, 


dashurinë, dijet, dëshirat dhe e 


shndërroni Facebook-un apo internetin 


në tërësi në një shkollë të dytë, në një 


kurs të dytë, në një mrekulli të vërtetë. 


Ndaj dhe ne do të bëjmë gjithçka që 


Shqipëria dixhitale të jetë gjithnjë e më 


shumë në lartësinë e imagjinatës suaj 


të mrekullueshme”, u shpreh midis të 


tjerave Kryeministri Sali Berisha.


...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›