Berisha: Shpëtuam portofolat; Ruçi: Jep llogari për varfërinë

"Qeveria para së gjithash dhe mbi të gjitha i shndërroi ato në para për kontot e portofolat e 810 mijë familjeve shqiptare. Ky është zëri i parë i buxhetit në një kohë kur qeveritë e tjera u detyruan të fusin gërshërën në xhepat dhe kontot e qytetarëve të tyre", tha Berisha gjatë debatit për buxhetin faktik të vitit 2010.
Kjo qeveri, sipas Berishës, e vetëdijshme se investimi tek njeriu është investimi kryesor për faktin se akoma sot janë më pak shqiptarë që përballen me dhimbjen e varfërisë, ka vendosur rritjen e pensioneve rrogave dhe ndihmës ekonomike, e cila erdhi në kundërrymë të plotë, kur shumë vende shkurtuan me 40 % pensionet, 30 % ndihmën ekonomike, apo zvogëluan 20-40 % rrogat.
Kryeministri Berisha bëri të ditur se fondi në dispozicion për pensionet u rrit nga 50 miliardë lekë në 106 miliardë lekë. "Kam qenë i ulur në këto banka në opozitë kur kërkoja të dija ku shkojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë. Por ato i gjeja në rroga për ofiqarët", deklaroi Berisha. Duke u ndalur në propozimet fundit të PS-së për TVSH-në e ilaçeve, Berisha u shpreh se "për ilaçet ju shpenzonit për qytetarët 5 miliardë lekë subvencione, tani në shpenzojmë 25 miliardë lekë subvencione". "Varfëria ekstreme do të goditet në mënyrë përfundimtare", deklaroi Berisha.
Menjëherë ka reaguar kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili akuzoi qeverinë se ka lënë jashtë vëmendjes qytetarët. Ai tha se duhet të japë llogari përballë shqiptarëve për rritjen e çmimeve. "Rritja e çmimeve erdhi për shkak të rritjes së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Shqiptarët janë në kufijtë e ekzistencës. Edhe rritja e çmimit të ilaçeve është skandaloze. Ke qene mjek i mirë, por në fakt sistemi i shëndetësisë ka shkuar një shekull prapa", iu drejtua Ruçi, kryeministrit. /Start/
2011-10-06 14:55