E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investime për aparaturat imazherike

"Faktor me rëndësi në vendosjen e hershme dhe të saktë të diagnozës në urgjencë, nga e cila varet prognoza dhe shkalla e invaliditetit të të sëmurit, veç ekzaminimeve laboratorike, sidomos në kuadrin e shtimit të madh te traumave, kanë ekzaminimet imazherike", tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Në një konferencë për radiologjinë, Vasili tha se në vend kryhen rreth 424.000 ekzaminime radiollogjike dhe rreth 248.000 ekzaminime ECHO grafike në vit. Duke u ndalur tek investimet e kryera nga MSH në këtë drejtim gjatë 2 viteve të fundit, Vasili përmendi pajisjet imazherike në spitalet rajonale me instalimin e CT Scaner, 2 prej të cilave me projektin japonez, 6 me kredinë austriake dhe 3 të tjerë të planifikuar për vitin e ardhshëm me buxhetin e shtetit.

Po kështu, ndër investimet e kryera janë dhe 3 rezonanca manjetike, aparatet e mamografise, pajisja e shërbimit të Neurokirurgjise me aparatura ndër më modernet e kohës, Urgjencës Mjekësore në Godinen e re te QSUT, si dhe pajisjen me aparate radiografike ECHO grafike ne spitalet bashkiake.

Duke u ndalur tek edukimi në vazhdim i mjekëve, Vasili tha se investimet në aparatura, kërkojnë dhe kapacitetet njerëzore. "Kjo teknologji mjekësore bashkëkohore, domosdoshmërisht kërkon të shoqërohet edhe me përmirësimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore", tha Vasili, sipas të cilit, Sistemit të Edukimit në Vazhdim të Punonjësve të Shëndetësisë funksionin tashmë si pjesë e reformimit të sistemit shëndetësor. /Start/

                                                                                             2011-10-05 16:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›