E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria, e vetmja që ka dyfishuar eksportet

Kryeministri Berisha ka deklaruar në mbledhjen e sotme të qeverisë se Shqipëria është i vetmi vend që ka dyfishuar eksportet gjë që sipas tij është një tregues për rritjen ekonomike të vendit.

Në fjalën e tij shefi i qeverisë theksoi se Shqipëria është i vetmi vend që ka dyfishuar eksportet gjë që sipas tij është një treguar për rritjen ekonomike të vendit.
 

Ai ka theksuar gjithashtu se vendi po përjeton progresin e revolucionit industrial ku rritja e eksporteve “Made in Albania” tregon dëshmi të rritjes së fuqishme të ekonomisë shqiptare.
 

“Një dëshmi e rritjes eksonomike së pari është suksesi i padiskutueshëm i refomrave të qeverisë, e funksionimit të shtetit ligjor pa të cilin ekonomia nuk mund të kishte këtë zhvillim si dhe lufta kundër korrupsionit” theksoi Berisha.
 

Gjithashtu kryeministri Berisha ka deklaruar se do të shqyrtohen praktikat për lejet e ndërtimit, duke paraqitur idenë e një projekti për përfshirjen në të ardhmen të procesit të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Qendra e Licencimit.
 

Ai ka theksuar gjithashtu se qeveria është duke punuar në maksimumin e saj edhe për të siguruar luftën ndaj informalitetit, duke e përcaktuar marrëdhënien e shtetit me biznesin, si mjaft të rëndësishme.

Ndërkohë kryeministri Berisha ka theksuar se PS-ja po përgatitet të zhvillojë sërish grevën e urisë ku këtë herë do të ngujohet për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›