Delegacioni i KLD-së vizitë në Prishtinë, takohet me Pacollin

Një delegacion i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i kryesuar nga nënkryetari Kreshnik Spahiu ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Prishtinë.
Në një takim me presidentin e Kosovës Behxhet Pacolli nënkryetari i KLD-së Spahiu theksoi se çështja kombëtare duhet të vihet mbi interesat e partive politike dhe se imazhi i 10 milionë shqiptarëve është mbi gjithçka.
“Kosova duhet të vihet mbi interesat personale. Brengosemi për çdo hap prapa. Duhet të forcojmë besimin e partenrëve ndërkombëtarë të cilët kërkojnë forcimin e shteteve ligjorë” theksoi Saphiu.
Ndërkohë pritet që delegacioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zhvillojë takime edhe me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe ministrin e brendshëm Bajram Rexhepi.