Berisha: Shqiperia ecen e sigurt drejt integrimit Rozeta Rapushi
Politika u shfaq serish e ndare dje, ne homazhet e zhvilluara me rastin e Dites se Deshmoreve. Ne dy orare te ndryshme, te paret qe nderuan te Renet e Atdheut ishin kreret e shtetit. Presidenti Bujar Nishani, kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, ministra dhe zyrtare te tjere, mberriten dje rreth ores 10:00 te paradites per te nderuar Deshmoret e Kombit.
Duke vendosur nje kurore me lule ne monumentin “Nene Shqiperi”, kreu i qeverise Berisha, u shpreh se te renet e kombit nderohen perjete. “Nderimi me i madh, ndjenjat, dashuria, gjithcka tjeter jane sot tek te renet e kombit tone. Cdo shqiptar perulet me nderimin me te madh, para atyre vajza e djemve, burrave e grave qe me sakrificat e tyre sublime bene te mundur qe shqiptaret sot t’i nderojne ata ne liri, bene te mundur qe Shqiperia, per te cilen ata luftuan, te jete sot anetare e Aleances me te fuqishme te lirise se koherave, bene te mundur qe sot Shqiperia te jete nje vend qe ecen e sigurt ne rrugen e integrimit evropian, bene te mundur qe sot, shqiptaret kudo ku jane te shfrytezojne lirine, pasurite e saj te pafundme, per te ndertuar te nje sotme dhe te ardhme qe meritojne”, - theksoi kreu i qeverise. Nder per jete, shtoi ai, edhe familjeve te tyre qe sot nuk kane me te dashurit, por qe kane emrin e madh qe ata lane, per vepren e pavdekshme qe realizuan. Edhe kryebashkiaku Basha, vendosi dje kurora me lule prane monumentit “Nene Shqiperi” dhe u perul me nderim dhe respekt ndaj bijve dhe bijave te ketij vendi qe nuk kursyen as jeten per liri. Kreu i Bashkise se Tiranes, vleresoi ne kete dite, se bashku me mirenjohjen e tij dhe te qytetareve te Tiranes, punonjesit e Policise qe rane ne krye te detyres, ne perpjekje per te krijuar nje vend me te sigurt. “Nderim dhe respekt perjete, heronjve te kombit shqiptar!”- u shpreh Basha. Te pranishem ne homazhet e djeshme, me rastin e 5 Majit, Dites se Deshmoreve te Atdheut, ishin edhe Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, te cilet zhvilluan homazhe dhe vendosen kurora me lule prane monumentit “Nene Shqiperi” ne Varrezat e Deshmoreve te Atdheut. Pas perfundimit te ceremonise Imami dhe Gjunkshi bene homazhe dhe vendosen kurora me lule prane varrit ku prehet Deshmori i Atdheut, kapiten Feti Vogli, i cili ra ne krye te detyres gjate kryerjes se misionit paqeruajtes ne Kandahar te Afganistanit, me 20 shkurt te vitit 2012. Gjithashtu ministri Imami dhe gjeneralmajor Gjunkshi, te shoqeruar nga komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral brigade Dhori Spirollari, kryen homazhe prane varrezave ku prehen trupat e piloteve qe kane sherbyer ne Forcat e Armatosura dhe kane dhene jeten e tyre ne krye te detyres.
Basha, nderime ne familjet e heronjve
Kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, pas homazheve ne Varrezat e Deshmoreve, vizitoi dje, ne diten e perkujtimit te deshmoreve, familjet e heronjve Bedri Myslim Karapici, i cili humbi jeten ne moshen 20-vjecare dhe familjes se Spartak Deliut, i vrare nga policia me 6 mars 1991, vetem 15 vjec, pas nje proteste kunder regjimit komunist. Basha zhvilloi gjithashtu vizita edhe ne familjen e Qerim Alimehmetit. Kreu i Bashkise, shprehu mirenjohjen e tij dhe vleresoi kurajen me te cilen qytetaret shqiptare pavaresisht moshes se tyre qendruan dhe rane heroikisht kunder pushtuesve dhe regjimit komunist ne Shqiperi.
Nderime familjareve te deshmorit, Idriz Hoxha
Ne Diten e Deshmoreve, kryeministri Sali Berisha, vizitoi edhe familjen e Deshmorit te Atdheut Idriz Hoxha, Komandat-pilot i Regjimentit te Bazes Ajrore te Rinasit, i rene ne krye te detyres. “Erdha te shpreh ndermin me te thelle, te perulem me respektin me te madh para kujtimit te bashkeshortit tuaj, babit tuaj, aviatorit trim, atdhetar dhe i perkushtuar. Sot, cdo ndjenje e mire, e tere dashuria e respekti u takon te reneve per atdhe. Idriz Hoxha qendron ne krye te atyre burrave e grave, djemve e vajzave qe u flijuan ne emer te detyres, te dinjitetit. Erdha sot te shpreh nderimin ne emer te qeverise,” – u shpreh Kryeministri ne takimin me bashkeshorten dhe femijet e tij. Ne keto vizita ishin te pranishem edhe kryetarja e Kuvendit, Ministri i Mbrojtjes, kryetari i Bashkise se Tiranes dhe Prefekti i Tiranes.
Berisha: Kontributi i Azemit, do shkelqeje ne altarin e lirise
Ne Diten e Deshmoreve, Kryeministri Berisha, i shoqeruar nga bashkeshortja, zonja Liri Berisha, vizituan dje familjen e Heroit te Demokracise Azem Hajdari dhe te Deshmorit te Atdheut Idriz hoxha. Ne keto vizita ishin te pranishem edhe kryetarja e Kuvendit, Ministri i Mbrojtjes, kryetari i Bashkise se Tiranes dhe Prefekti i Tiranes. Kryeministri Berisha, ne nje bisede te ngrohte me bashkeshorten e femijet e Heroit te Demokracise Azem Hajdari, kujtoi disa nga momentet me te rendesishme te Levizjes se Dhjetorit ’90-te dhe rolin vendimtar te Azem Hajdarit ne te. “Sot eshte nje dite e vecante, dita e nderimit e te gjithe atyre qe u flijuan per lirine, bene gjithcka per lirine. Ne histori sa me shume te hulumtohet, aq me shume do te pohohet se ato qe ka bere Azem Hajdari per lirine e shqiptareve, ato dite dhjetori te vitit ’90-te, nuk i ka bere kush. Sepse ajo ishte nje perballje me e pabarabarta, me e zbuluara, me e hapura. Nje perballje qe u fitua. Fakti qe sot ai eshte midis nesh vjen mbi te gjitha, nga ai kontribut qe ai dha ne vitin ’90-te. Une kam bindjen se vepra, kontributi i tij do te shndrise e shkelqeje ne altarin e lirise se shqiptareve”, – u shpreh kreu i qeverise gjate vizitave te zhvilluara diten e djeshme.