E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria është sot parajsa e larjes së parave në Europë

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se Shqipëria është sot parajsa e larjes së parave në Europë.

Sipas Berishës, Shqipëria e ka treguesin e ndërtimit tre herë më të lartë se sa mesatarja e Bashkimit Europian dhe ka çmimet ndër më të lartat në Europë pikërisht për shkak të narkoeurove.

“Mbi Edi Ramën rëndojnë krime monstruoze, vjedhje të qindra dhe miliarda eurove, vjedhje të pasurive publike të pafundme. Këtu droga shtrohet në beton, betoni shtrohet në para dhe drogë përsëri”, u shpreh Berisha.

I pyetur se kur do të udhëtojë drejt SHBA-së, Berisha u shpreh se do të shkoj në momentin më të përshtatshëm.

“Nuk them se do shkoj vetëm kur të fitojmë zgjedhjet si kryeministër, por do shkoj dhe më parë. Natyrisht, në momentin e përshtatshëm. Unë jam në opozitë, mund të shkoj në ndonjë konferencë, në ndonjë aktivitet. Ky është dhe mendimi im”, u shpreh ai.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›