Berisha: Shqipëria, i vetmi vend që nuk u prek nga kriza

Shqipëria është i vetmi vend që nuk është prekur nga kriza globale duke shtuar se ndërkohë që të gjitha vendet ulën rrogat dhe pensionet vendi ynë i rriti ato. Kështu është shprehur Kryeministri Berisha në komitetin e planifikimit të strategjive.
Kryeministri Berisha duke bërë një rishqyrtim të buxhetit të 2009-ës theksoi se të ardhurat u dëmtuan jo nga kriza por nga rënia e çmimit të naftës, hekurit dhe grurit në bursë. Ai shtoi gjithashtu se forcimi i euros ndikoi në rritjen e defiçiti buxhetor me 1 për qind.
Ndërsa për qeverinë e re Berisha theksoi se është për një qeverisje të re duke shtuar se qeverisja vendore nuk e respektoi këtë parim. Berisha duke sulmuar kryebashkiakun Rama theksoi se shtabi i tij është më i madh se ai i kancelares gjermane Merkel dhe se bashkia shpenzon 35 për qind të buxhetit për fond pagash. Ndër të tjerash Kryeministri Berisha shtoi se do të krijohet fond ii zhvillimit të rajoneve duke shtuar se garantet e pakushtëzuara që i jep qeveria qeverisjes vendore kalojnë në këtë fond.