Bushati: Berisha nuk mund të tallet me fatin evropian të Shqipërisë

Partia Socialiste ka reaguar pas publikimit të raportit të KSHH-së për zgjedhjet e 28 qershorit. Deputeti i PS-së Ditmir Bushati është shprehur në një konferencë për shtyp se Berisha nuk mund të tallet me fatin europian të Shqipërisë, kur qeveria e tij ka dështuar pikërisht me plotësimin e standardit kryesor europian që është mbajta e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sipas tij Partia Socialiste në mënyrë të përgjegjshme ka disa muaj që denoncon para opinionit public se vota e sovranit u deformua përmes një korrupsioni elektoral para, gjatë dhe pas fushatës dhe shfaqja më e shëmtuar në historinë e zgjedhjeve qysh pas vitit 1996, ishte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i kthyer në një instrument ilegal përmes vendimmarrjesh ilegale e tërësisht politike.
"Arkitekti i manipulimit të vullnetit popullor nuk mund të fshihet pas këtij realiteti që sa vjen e rëndohet edhe për shkak të krizës ekonomike që ka mbuluar familjet shqiptare, nëpërmjet takimeve të improvizuara me personalitete në pension të jetës evropiane" theksoi Bushati.