Berisha: Shqiperia, larg reve te krizes

Firma italiane, prej vitesh nje nga furnizuesit kryesore te Shqiperise me cimento, po investon ne Balldren te Lezhes 200 milione euro, kesaj here per ndertimin e nje fabrike cimentoje.
Prodhimi ne vend i cimentos prej kompanise “Kolacem”, eshte sipas kryeministrit, jo vetem deshmi e nje marredhenieje intensive me Italine mike, por edhe e perpjekjeve te jashtezakonshme qe qeveria ka bere per krijimin e klimes sa me te favorshme per biznesin.
“Ky eshte nje rezultat i politikave te drejta ekonomike qe ka ndjekur kjo qeveri, gje e cila ka bere qe ne qiellin tone te kete re me shi ose me bore, por te mos kete re te stuhise ekonomike evropiane dhe boterore. Investimi i kompanise “Kolacem” prej 200 milione euro ne komunen e Balldrenit eshte nje antidod i shkelqyer per t’i mbajtur larg ato re nga Shqiperia”, ka deklaruar Berisha.
Duke e lidhur kete ngjarje me anetaresimin e Shqiperise ne NATO, kryeministri tha se ky moment do te rrise ne menyre te papare besimin e kombeve te qyteteruara tek Shqiperia dhe shqiptaret. Ne ceremoni ishte i pranishem edhe ambasadori italian ne Tirane, Saba d'Elia.