E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet trupi i pajetë i një mashkulli në liqenin e Lurës

Trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur pasditen e sotme në ujërat e liqenit të Lurës në Dibër. Mësohet se viktima është 65 vjeçari Xhelil Buçi, i cili ishte shpallur i humbur. Sipas burimeve policore bëhet e ditur se shkaku i vdekjes së 65 vjeçarit ka qenë i ftohti. 

DIBËR- Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në ujërat e liqenit të Lurës në Dibër. Mësohet se viktima është e seksit mashkull dhe i përket 65 vjeçarit Xhelil Buçi. Ky i fundit ishte shpallur i humbur nga familjarët e tij që me datën 20 mars. Sipas burimeve policore bëhet e ditur se shkak i vdekjes së viktimës ka qenë i ftohti dhe dëbora që ka përfshirë zonën. 65 vjeçari Buçi, kishte qenë duke udhëtuar nga qendra e Lurës drejt fshatit Vlashaj, por ai s’ka mundur dot ti mbijetojë të ftohtit. (a.r/news24/balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›