E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Shqiperia magnet per investime

“Biznesi shqiptar është një prej më dinamikëve dhe më interesantëve për partneritet me vendet e Bashkimit Europian”. Ky ishte thelbi i fjalimit të kryeministrit, Sali Berisha, në tryezën e integrimit në BE dhe të Komisionit Europian për biznesin.

”Është fakt që biznesi shqiptar mund të integrohet edhe më tej në praktikat europiane. Të ndodhur në një prej zonave më të goditura nga kriza, në katër vitet e fundit kemi regjistruar një rritje 3-4 herë më të lartë se vendet e tjera të rajonit, duke u evidentuar si një Kinë e vogël në Ballkan. Pa dyshim, nuk kemi rritjen e Kinës, por kemi një treg pune të strukturuar, të kualifikuar dhe pa kosto të lartë, që e bën atë tepër tërheqës për investime”, çmoi kryeministri.

Duke iu referuar një vizite të fundit në Itali, Berisha shtoi se: “Në përballjen me biznesmenët italianë mora vlerësime të shkëlqyera për tregun tonë të punës. Megjithatë, në epokën e globalizimit, i bëj apel qeverisë dhe biznesit për kode të tjera fitimi, duke i vendosur raportet biznes-punonjës në një nivel sa më të mirë”.

Duke iu drejtuar ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi, Berisha kërkoi nga Brukseli që të përqendrojë më shumë fokusin e ndihmave që akordon për vendin tek zhvillimi i bujqësisë dhe agrikulturës. “Fermerët tanë kanë mundësuar në katër vjet që të dyfishojnë eksportin e zarzavateve, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e ndjeshem të eksporteve shqiptare. Megjithatë, me 44% të popullisë rurale, Shqipëria ka ende nevojë absolute për investime në infrastrukturë, e cila në vitet 1990, në fshatra ka qenë thuajse mesjetare. Pavarësisht rritjes së ndjeshme të nivelit të prodhimit dhe jetesës, fshatari shqiptar e ka ende të pamundur të konkurrojë me fshatarin europian, prandaj është e domosdoshme që të BE, një pjesë të fondeve bujare që na ka akorduar, t’i fokusojë më shumë tek zhvillimi i bujqësisë shqiptare”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›