Siri OKB fshikullon autoritetet dhe rebelet

Ushtria e Sirisë dhe forcat e sigurisë janë përgjegjëse për një seri abuzimesh me të drejtat thelbësore të njeriut, sipas një raporti të OKB-së të publikuar ditën e premte.
Në dokument fshikullohen edhe kryengritësit sirianë, pasi ekzistojnë prova të qarta se ushtarët qeveritarë, pasi janë kapur nuk janë trajtuar në përputhje me ligjet për të burgosurit e luftës, por janë torturuar dhe ekzekutuar.
Gjithashtu, OKB ngriti shqetësimi se konflikti po bëhet gjithmonë e më i përgjakshëm dhe më i militarizuar, duke marrë profilin e një lufte civile në pothuajse të gjithë krahinat e vendit.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, të SiriaKriza siriane “eksportohet” në rajon Siri, terroristët godasin përsëriOKB: Al-Assad, në luftë me Al-Kaedën paktën 10 mijë persona kanë vdekur në konfliktin që ka nisur në mars 2011.
Raporti në fjalë, i cili përqendrohet në muajt mars, prill dhe pjesërisht maj, përpiluar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së, akuzoi të dyja palët për raste torturash dhe ekzekutimesh të kryerja nga të dyja palët.
“Shumica e shkeljeve të dokumentuara nga Komisioni janë realizuar nga ushtria dhe forcat e sigurisë gjatë aksioneve në vatrat e njohura për strehimin e anëtarëve të rezistencës apo atyre rajoneve të përceptuara thjesht si mbështetës ndaj kryengritësve. Ushtria ka përdorur një sërë taktikash të papranueshme, përfshi bombardimin e rëndë të zonave qytetare”, shkruhej ne raport.