Berisha: Shqiperia nje Zvicer me det Eva Gjura
Turizmi eshte nje nga prioritet kryesore te qeverise. Keshtu eshte shprehur dje, nga mali i Cajupit kryeministri Berisha, i cili ishte ne inaugurimin e rruges qe te con ne kete mal. Duke e vleresuar Shqiperine nga jugu ne veri, Berisha deklaroi se, vendi yne ka resurse turistike te medha, te cilat qeveria do ti mbeshtese me investime edhe me shume, duke e bere vendin tone nje Zvicer me det. Kryeministri ka premtuar se, qeveria do ti vije ne ndihme cdo biznesmeni qe do te kete si prioritet investimet ne zonat malore, duke kaluar ligjin me te cili do te perjashtohen nga taksat cdo biznesmen qe investon ne zonat malore, ne hotele, klube dhe investime te tjera. Gjithashtu dje kryeministri ka peruruar edhe rrugen "Asim Zeneli" - "Antigone". Nje rruge me gjatesi prej 8 kilometrash dhe me nje vlere prej 280 milione lekesh. Pas perurimit te rruges, kryeministri ka vizituar Parkun Kombetar te Antigonese. Kreu i qeverise e ka vleresuar kete park si nje visar te vertete kulturor te Shqiperise, ndaj ai ka premtuar se qeveria eshte e vendosur qe trashegimine e madhe kulturore, qe ka vendi ne teresi, ta beje te vizitueshme nga shqiptaret dhe mbare bota. "Parku Kombetar i Antigonese eshte nje visar i vertete kulturor i Shqiperise. Ky eshte nje qytet i lashte, te cilin historia thote se mbreti i Epirit, Pirro, e ndertoi nga dashuria dhe pasioni qe kishte per gruan e tij, Antigonene. Ka nje pozicion dominues dhe studimet arkeologjike, te cilat per hir te se vertetes nuk kane qene aq intensive sa duhet, kane gjetur ketu objekte, shenja te lashtesise, qe kane pasuruar muzete arkeologjike te vendit",- tha Berisha. Per te ndihmuar ne zbulimin e te gjitha zonave arkeologjike, kryeministri u shpreh se qeveria eshte e perqendruar te ndertoje infrastrukture drejt te gjithe ketyre qendrave. Duke vleresuar bukurite natyrore te zones se Antigonese, Berisha nenvizoi faktin: "Ketu ne Sofratike, Melan, Libohove, kudo qe te hedhesh syte, nje nga faktoret me te rendesishem, nje nga ofertat me te medha te Shqiperise per qytetaret evropiane dhe te mbare botes, eshte trashegimia e saj e pasur kulturore. Ne nje lugine te vogel, turisti brenda dy-tre oreve kalon nga nje qytet i vjeter, ne nje qytet tjeter, nga nje keshtjelle ne nje tjeter" tha Berisha. Ne lidhje me interesin e medias, per deklaratat e bera nga kryetari i PS-se, Rama, Berisha ka dhene vetem nje pergjigje te shkurter: "Tani, po flas per Pirron dhe po i perkushtohem Antigonese".