E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës

Mblidhet për herë të parë që pas konstituimit, Këshilli bashkiak i Tiranës ku pritet të shqyrtohen një sërë vendimesh. Një nga vendimet që pritet të ketë debate sot në këshill është ristrukturimi i administratës së bashkisë pasi sipas përfaqësuesve të opozitës shkarkimet në administratë janë politike.
 

Një ditë më parë kryebashkiaku Lulzim Basha theksoi se do t`i paraqesë këshillit 5 propozime, mes të cilave, shpalljen qytetarë nderi të kryeministrit të Kuvajtit dhe aktores Eliza Dushku, vendimin e rëndësishëm për ristrukturimin e administratës së bashki, propozimin për lehtësime të biznesit, ulje taksash dhe kalimi i ekipit të Tiranës një shoqëri aksionere.
 

Përveç vendimeve të parashikuara në rendin e ditës për takimin e sotëm të Këshillit Bashkiak, kryetari Basha lajmëroi se do të kërkojë votën edhe për një projekt urgjent. Ai theksoi se do t`i kërkoj këshillit të aprovojë hapjen e tenderit për projektin teknik për segmentin e Unazës së Madhe, nga Shkolla Teknologjike deri tek Kopështi Botanik.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›