E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqiptarët kombi më i vuajtur, Prekazi dhe Kruja tempuj lirie

Vargje, foto dhe video të rralla ishte përkujtimorja e atyre që dhanë jetë për lirinë e Kosovës. 14 vjet më parë, në Prekaz, Serbia filloi sulmet e para, luftë e cila zgjati më pas 2 vjet. Një prej figurave ushtrake, komandati legjendar, Adem Jashari, vendoset në vijën e parë të luftës, por në 5 mars gjatë këtyre luftimeve humbën jetën 50 anatarë të kësaj familje. Për të nderuar kujtimin e tij, Bashkia e Tiranës hap ekspozitën e genocidit te serbëve ndaj shqiptarëve. Kreyeministri Berisha e quajti kalvar të gjatë dhimbjesh e humbje jetesh, si një ndër genocidet më të mëdha që ka njohur bota, pas atij cifut. Kryeministri i kërkoi Bashkisë ngritjen e një muzeu të vecantë për genocidin kundër shqiptarëve në këto dy shekuj, sepse harresa, sipas Berishes, do të ishte një turp i madh.
 

“Falenderojmë bashkinë dhe kryetarin e saj për organizimin e kësaj ekspozite kushtuar kalvarit të dhimbjeve dhe vuajtjeve të kombit tonë dy shekujt e fundit. Shqiptarët patën fatin të kenë një nga historitë më të vështira dhe të dhimbshme, pasi të tjerët lakmonin trojet e tyre dhe synonin shfarosjen e kombit. Asnjë komb pas atij hebre nuk ka njohur genocidet, cfarosjet si populli shqiptar. Por sot ne jemi të lirë dhe kjo liri është e tëra e ngritur mbi një sakrificë mbinjerëzore, një përpjekje titanike të një populli të vogël për të mbijetuar. Sot ne jemi të lirë, kemi hapur kapitullin e një të ardhme në liri, partneritet dhe miqësi me vendet e tjera. Faleminderit zoti Basha që ke zgjedh një ditë të vecantë për ekspozitën, ditën e vetëflijimit dhe heroizmit më të madh të këtij kombi.
Në këtë histori kemi qindra martirë të rënë, por në tërë historinë në krye të altarit të lirisë së këtij kombi qëndron vigan Adem Jashari, qëndrojnë Jasharët, si kurorë e patriotizmit shqiptar, si kurorë e lirisë shqiptare. Në Prekaz gjenden varret e 56 heronjve, të sakrifikuar. Kruja dhe Prekazi janë tempujt e lirisë tonë kombëtare. Ai Adem Jashari zgjodhi rrugën më frymëzuese, më heroike, ai e shndërroi Prekazin në frymëzim për luftëtarët, që shënoi luftën e fundit clirimtare në Ballkan. Kjo ditë është ditë përulje e cdo shqiptari ndaj Adem Jasharit. Ai nderoi jo vetëm familjen Jashari, por të gjithë luftëtarët e lirisë që u përballën me një nga ushtritë më të pajisura në botë” tha Berisha.


Organizatori i këtij përvejtori, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, tha se sot kujtojmë përpjekjet legjendare dhe përulemi para burrave, grave dhe fëmijëve të rënë në luftë.
 

“Për tre ditë me radhë jasharët i treguan botës vendosmërinë për liri. Sakrifica legjendare e Jasharëve është një nga pikat më sublime që tregon sa vlen liria për vendin tonë. Sot kujtojmë përpjekjet legjendare dhe përulemi para burrave, grave dhe fëmijëve të rënë në luiftë. Kjo ekspozitë është një kontruibut modest për të përkujtuar një nga pjesët më të vështira për të treguar se nuk harrojmë të shkuarën mbi të cilën po ndërtojmë të ardhmen tonë”-është shprehur ai.

Murat Jashari, familjar i të ndjeri Adem Jashari, i emocionuar kujtoi ngjarjet e atyre viteve duke thënë se janë të shumtë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
 

“ Falenderojmë për celjen e kësaj ekspozite. Dekadat kanë qenë të dhimbshme për popullin shqiptar për të qenë të lirë dhe sovranë. Nga njëra anë na sjelll dhimbje, por nga ana tjetër na sjell krenarinë për të gjithë ata që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit. Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe 4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës shqiptarët po marrin frymë lirisht të gjithë kudo në trojet ku ndodhen”-theksoi Jashari.
 

Më pas, të pranishmit vizituan ekspozitën me materialet e rralla. Pjesa më e madhe e këtyre dokumentave janë marrë nga arkivi i shteti te papublikuar me pare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›