Muzika Kineze zbret në TOB
Të gjithë të apasionuarit pas muzikës kineze në Shqipëri do të mund të ndjekin nga afër të martën në mbrëmje, në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, orkestrën etnike të Nanjig-it. Drejtori Zhani Ciko këtë koncert e konsideroi si një nga ngjarjet më me peshë, që do të zhvillohet në TOB.
E ndërsa abasadori i Kinës në Shqipëri, Je Hao u shpreh se në të ardhmen, vendi i tij do të intensifikojë aktivitete kulturore në Shqipëri, ndryshe nga se ka qënë deri më tani.
Kjo orkestër që nga themelimi i saj në 1986 ka si mision të sajën të prezantojë tek audienca brenda dhe jashtë vendit muzikë etnike kineze. Ajo është e njohur për interpretimet e saj në mënyrë të shkëlqyer si të kompozimeve klasike kineze ashtu edhe ato moderne.