Berisha: Shqiptarët po përjetojnë momente historike

Kryeministri Sali Berisha u shpreh në seancën e Kuvendit se shqiptarët po përjetojnë momente historike gjatë 6 mujorit të dytë të vitit. Berisha duke i konsideruar zgjedhjet e 28 qershorit si më të mirat e bëra ndonjëherë theksoi se qeveria dhe autoritet, forcat politike kurorëzuan procesin zgjedhor më të mirë në historinë e vendit, u aplikuan teknologjitë më moderne të identifikimit të qytetarëve dhe të numërimit të votave, kurorëzuan procesin ku kodi zgjedhor u përcaktua nga opozita si rrallë herë në historinë e këti kontinenti. Gjithashtu Kryeministri Berisha theksoi se 6 muaj e dyta të vitit kanë qënë muajt e mbarësisë për shqiptarët duke theksuar se vetëm 3 ditët e fundit janë ditët e arritjeve të mëdha për të gjithë shqiptarët.
"Mbështetja e plotë politike për heqjen e vizave për shqiptarët, pranimi i kërkesës së Shqipërisë për statusin kandidat dhe votimi për suksesin për luftën kundër korrupsionit ku vendi përfitoi kompakt janë ditë të mëdha për shqiptarët" theksoi Berisha
Ndërkohë kryeministri Berisha u zotua shqiptarëve se për qeverinë heqja e vizave është çështja më kapitale dhe se qeveria do të plotësojë çdo këkresë që kërkojnë ndërkombëtarët, do të ndërmarrë çdo reformë dhe do të vendosë çdo teknologji për të përmbushur premtimet e bëra në fushatën elektorale për heqjen e vizave.