Topalli thirrje opozitës të hyjë në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka bërë thirrje opozitë të vijë në Kuvend për të dhënë kontributin e saj në proceset integruese të vendit. Në fjalën e saj para deputetëve të Kuvendit Topalli theksoi se opozita duhet të jetë pjesë e vendimeve të cilat do ta çojnë vendin drejt integrimit duke theksuar se ata që tentojnë të pengojnë lëvizjen e lirë të shqiptarëve vetëm sa ngrejnë mure si ai i Berlinit. Sipas saj 20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit Shqipëria ka arritur progrese të madhe në të gjitha fushat.
"Sot Shqipëria është i vetmi vend me rritje ekonomike, që po punon për liberazimin e vizave, që realizoi zgjedhjet më të mira dhe kjo ishte prova e suksesit" theksoi Topalli duke shtuar se pranimi i kërkesës së Shqipërisë për statusin kandidat është një tjetër arritje pë vendin.