Berisha Shqiptaret te punojne per bashkimin

Kryeministri Sali Berisha, prej mbledhjes së grupit kuvendor demokrat,
në 2-vjetorin e 21 janarit u shpreh se një grusht aventurierësh tentoi
të rrëzojë pushtetin me dhunë, duke regjistruar aktin më të paprecedentë
që nga viti 1924.
"Shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave të Edi Ramës, të cilit i kërkoj të ndërpresë çdo lloj presioni ndaj drejtësisë, sikundër garantoj se Qeveria do të bëjë gjithcka që e vërteta të dalë në shesh dhe drejtësia të veprojë", u shpreh Kryeministri.
Sipas tij, Rama tani po përpiqet të mbledhë votat me kortezhe mortore, ndërsa në 21 janar të 2012 u përpoq që të përmbysë pushtetin duke shkaktuar viktima para Kryeministrisë, me qëllimin për të mbajtur fjalim nga zyra e shefit të Qeverisë.
Ndërkohë Berisha, duke folur rreth zhvillimeve të fundit në Preshevë, deklaroi se heqja e lapidarit tregon frikë ndaj shqiptarëve.
"Ky akt tregon se ka vetëm një rrugë, bashkimi i shqiptarëve. Shqiptarët më shumë se kurrë të punojnë për bashkimin", tha Berisha, duke theksuar se Tirana zyrtare do t'i rishqyrtojë të gjitha marrëdhëniet me Serbinë.