Berisha: Sistemi i ri i adresave, themel për zgjedhjet

Kryeministri Berisha ka deklaruar se zhvillimi i zgjedhjeve lokale sipas standarteve mbetet synimi i qeverisë së tij.
Në fjalën e mbajtur në tryezën për sistemim e ri të adresave kryeministri Berisha theksoi se projekti i sistemit të ri të adresave është një themel për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas tij projekti i modernizimit të adresave është mjaft i rëndësishëm pasi lidhet me identitetin shqiptar.
“Sot ne inagurojmë një projekt të rëndësishëm. Sot inagurojmë një histori më madhe suksesi pasi kemi pasaportat dhe letërnjoftimet më moderne” theksoi Berisha