Presidenti Topi dekoron trupat paqeruajtëse “Eagle 1”

Presidenti Topi dekoron ushtarakët e “Eagle 1” të cilët kanë shërbyer në Afganistan. Në fjalën e tij kreu i shtetit ka ngritur lart kontributin e veçantë që ushtarakët shqiptarë kanë dhënë jo vetëm për paqen në Afganistan por edhe për sigurinë dhe paqen në të gjithë botën.
Sipas tij forcat speciale shqiptare kanë pasur një sukses të plotë në misionin e tyre në Afganistan ku kanë marrë vlerësime të shkëlqyera dhe nga ndërkombëtarët.
"Me misionin tuaj për ruajtjen e sigurisë në Afganistan ju keni nderuar veten dhe kombin” iu drejtua kreu i shtetit ushtarakëve të “Eagle 1” duke shtuar se misionet jashtë vendit janën jë angazhim i madh për sigurinë globale.
Kreu i shtetit gjtihashtu ka uruar popullin e Kosovës për 3-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj.
“17 shkurti përcaktoi në mënyrë përfundimtare fatin dhe perspektivën e Kosovës si shtet i lirë dhe i pavarur. Kjo datë do të mebtet e gdhendur jo vetëm në histroinë e Kosovës por në historinë e të gjithë kombin shqiptar si një pikë kulmore reference” theksoi Topi.
Ai gjithashtu theksoi se përgëzon Kosovën për ritmin e zhvillimit si një shtet multi etnik në rrugën e saj të integrimit në Bashkimit Europian, atje ku do të bëhet edhe bashkimi me Shqipërinë në familjen e madhe europiane.