Berisha: S'ka vend për panik, digat të sigurta

Kryeministri Sali Berisha deklaron se situata e përmbytjeve në veri të vendit është e menaxhueshme dhe nuk ka vend për panik. Nga mbledhja e qeverisë, shefi i mazhorancës urdhëroi të vazhdojë evakuimi, ndërsa garantoi se sistemi i digave është i sigurtë.
Kryeministri Berisha tha se një rëndësi të madhe do të ketë edhe situate post emergjencë. Këtu kryeministri nuk la pa sulmuar edhe kryebashkiakun Edi Rama për mbytjet nga diga e liqenit artificial.
Ndërkaq, këshilli i ministrave miratoi vendimin për inertet të cilat duhet të jenë në standarte europiane. Sipas tij duhet të ndërpritet marrja e inerteve nga nëntori deri në maj.
Shefi i mazhorancës theksoi se një rrogë e tij do të shkojë në llogarinë e vënë në dispozicion për të përmbyturit si dhe bëri të ditur se një vëmendje e veçantë do t'i jepet post-emergjencës.