Berisha: Sovrani foli drejt. Jap dorëheqjen, që sot e tutje do të jem anëtar i thjeshtë i PD

Kryeministri në detyrë dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha doli në një konferencë shtypi duke deklaruar se do të dorëhiqet nga cdo forum i partisë së tij.
“Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetarë që keni mbështetur dhe mbështesni PD, e kuptoj se ju sot ndiqni jo pa trishtim këtë fjalë timen pasi ju meritoni një fjalë tjetër. Nuk jam këtu për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve pasi ai është i qartë prej të gjithëve dhe i pranuar prej meje para jush.”
Më tej ai shtoi: ”Nuk arritëm të fitonim në garën e 23 qershorit dhe për këtë që ndodhi, përgjegjësia bie mbi një njeri të vetëm dhe ky jam unë, Sali Berisha. Duke marrë të gjitha përgjegjësitë, kam vendosur që të jap dorëheqjen nga funksionet e mia në forumet e Partisë Demokratike”.
Duke pranuar rezultatin e zgjedhjeve Berisha i uroi kryetarit të PS suksese në detyrën e re. Që sot e tutje shtoi ai, do të jem një anëtar i thjeshtë i Partisë Demokratike.