Berisha Statusi i kandidatit faji i PS

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, duke folur në samitin e Partive Popullore Evropiane, ka fajësuar opozitën për refuzimin e statusit të kandidatit për Shqipërinë nga KE.
“Dështimi i marrjes së statusit të kandidatit erdhi si pasojë e qëndrimeve të opozitës. Opozita nuk votoi në Kuvend ligjet që kërkonin 3/5 e votave”, ka deklaruar Berisha.
Më tej, kryeministri ka bërë një pasqyrë të arritjeve që sipas tij Shqipëria ka bërë në 20 vitet e fundit, duke e vënë theksin tek demokracia dhe vota e lirë.
“Në 20 vitet e fundit Shqipëria ka parë ndryshime të mëdha. Të ardhurat e Dështimi i marrjes së statusit të kandidatit erdhi si pasojë e qëndrimeve të opozitës. Opozita nuk votoi në Kuvend ligjet që kërkonin 3/5 e votave
Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë mbledhura nga doganat janë dyfishuar në vitet e fundit. Zgjedhjet e vitit 2011 në Shqipëri janë cilësuar nga OSBE si më të mirat”, ka pohuar Berisha.
Duke nënvizuar se, mbrojtja e votës është një nga vlerat më të mëdha të demokracisë, kreu i ekzekutivit ka shtuar se, “integrimi i Shqipërisë në BE është prioriteti ynë i vetëm”.
Kritikat e sotme të Berishës ndaj opozitës vijnë pas atyre të bëra të martën në mbledhjen e qeverisë, ku e quajti një “model marksist” programin ekonomik të saj.
Kryeministri u shpreh se këto propozime të opozitës janë thjesht një rikthim në të shkuarën marksiste të saj.
"Shpreh keqardhjen time të thellë për disa propozime, të cilat synonin zëvendësimin e modelit të mekanizmit të tregut të lirë me modelin marksist dhe sidomos tani që bënë zgjedhjet dhe rikthyen në prag të dhjetorit të gjithë byronë e re politike në udhëheqjen e PS", tha Berisha.